“Djalli fshihet në detaje”

Publikuar tek Analiza & Komente
Tuesday, 13 December 2016 16:45

*Nga AFRIM KRASNIQI

 “Djalli fshihet në detajet” është një thënie gjermane që lidhet me bisedimet e fshehta politike. E njëjta shprehje vlen edhe në kontekstin shqiptar, - në detaje ligjore që hartohen e miratohen në funksion të emrave të përveshëm. Ja p.sh, ligji i dekriminalizimit. Nenet penalizuese lidhen vetëm me individët që janë dënuar në SHBA, BE, Kanada dhe Australi. E njëjta klauzolë vlen edhe për dëbimet në rast të akuzave të rënda. Përcaktimi “BE” dhe tri vende të tjera lë jashtë fushës së veprimit të ligjit disa vende evropiane, përfshirë vendet fqinje. Konkretisht, në ligj janë përjashtuar rastet e kriminalizimit që vijnë nga vende jo anëtare të BE, si Zvicra, Norvegjia, Islanda, vende kandidate për në BE si Turqia e Maqedonia, apo vende të tjera me lidhje intensive me Shqipërinë jashtë BE-së, siç janë edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rusia, etj. Natyrisht jashtë listës janë pjesë tjetër prej më shumë se 140 shtetesh në kontinentet e tjera. Por, përfshirja e Australisë së largët dhe lënia jashtë referimit ligjor të Zvicrës, Norvegjisë apo vendeve fqinje, vështirë të besohet se është zgjedhje e rastësishme. Dosja më e njohur kriminale në politikë lidhet pikërisht me Zvicrën dhe i përket vitit 1997. Bazuar në këtë ligj individi që është objekt i kësaj dosjeje nuk është objekt i ligjit dhe lehtësisht mund të fitojë në praktikat ligjore të ankimimit. Edhe dy raste të tjera të bujshme të prokurorisë, kanë të bëjnë me akte në shtete të papërfshira në objektin e ligjit të dekriminalizimit, - ndaj edhe nuk është çudi që verifikimi rezultoi jo problematik për personat.

A kemi të bëjnë me gabim teknik, me taktikë politike, me kompromis apo me praktikat e njohura: ligje për të huajt që nuk gjejnë zbatim në Shqipëri”? Ekzistojnë raste të tjera flagrante të lidhjes së individëve vendimmarrës me krimin, për të cilat askush nuk flet, sepse ka një rregull të pashkruar: objekt janë vetëm individët që përmenden në konferencat e shtypit të partive! Ata që nuk përmenden aty, ose që janë në shërbim e marrëdhënie besimi me dy palët politike, ata automatikisht fitojnë amnisti politik, nuk përmenden, nuk citohen, nuk hetohen dhe nuk shqetësohen nga fushata e dekriminalizimit. Raste të tilla gjenden të paktën në listat parlamentare të pesë qarqeve, por për shkak se ata “kanë raporte të mira personale” me të gjitha palët politike, askush nuk i përmend dhe nuk i shqetëson.

Një vit pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit bilanci është zhgënjyes: asnjë zyrtar i lartë politik nuk është ndëshkuar prej tij. Edhe ata që bënë ndonjë hap pas, duke dhënë dorëheqje nga politika qendrore ose nga postet ekzekutive në disa rrethe, vijojnë të gëzojnë postet dhe imunitetin partiak në zonat ku veprojnë, - pra kanë bërë një hap paralel, nga zyrat tek partia, kur në fakt, pushteti në parti, në rastin shqiptar, është më i madh dhe më ndikues sesa pushteti jashtë partisë! Asnjë parti nuk ka penalizuar ende me rregullat e tyre etike asnjë individ të saj që ka rezultuar i përfshirë në rastet e kriminalizimit, - komisionet e etikës brenda partive janë formale, nuk mblidhen, nuk flasin, nuk veprojnë dhe de facto ekzistojnë vetëm për imazh, kryesisht për të huajt, BE dhe SHBA.

Së fundi, zgjedhjet po vijnë dhe KQZ do të duhet brenda 20-30 ditësh të regjistrojë dhe verifikojë rreth 6-7 mijë kandidatë, - një funksion që ai nuk mund ta përmbushë për shkak të kohës, kapaciteteve teknike, burimeve njerëzore dhe për më tepër, saktësisë së informacionit që kërkohet. Deri atëherë kanë mbetur vetëm 6 muaj dhe asnjë palë politike nuk flet dhe nuk ofron një zgjidhje ligjore dhe administrative për të minimizuar ndikimet e botës së krimit në politikë dhe për të mundësuar sadopak transparencë e standarde më të larta zgjedhore brenda partive. Me siguri, 24 orë pas zgjedhjeve, kur rezultatet të jenë në ekranet e TV, atëherë do të nisin konferencat e shtypit dhe reagimet për ndikimet e botës së krimit në zgjedhje dhe devijimin e sovranitetit qytetar! Sepse palët, me ligj, e kanë lënë litarin jashtë, - në mënyrë që në çdo kohë litari të përdoret për nevoja të ditës!

Instituti i Studimeve Politike, në kuadër të transparencës së vendimmarrjes politike, është duke punuar ngushtë me partnerë perëndimorë për të monitoruar të gjithë praktikat e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe problematikat që lidhen me të, si dhe për të rekomanduar rrugëzgjidhje optimale rast pas rasti. Çështja është se vendimi final nuk i përket ISP, as partnerëve perëndimorë, as medias, as OJF-ve, as rrjeteve sociale në internet, por politikës vendimmarrëse, dhe aktualisht, komisionit dypartiak parlamentar, i cili ka edhe dy muaj kohë të bëjë ndryshimet e duhura ligjore. Nuk bëri asgjë për një vit, 60 ditët e mbetura janë shpresë-pakta se do ketë ndryshime. Sepse në politikën shqiptare, gjërat konsensuale edhe në detaje, janë më të forta dhe të paprekshme sesa gjithçka tjetër, përfshirë Kushtetuta, parimet e demokracisë dhe aspiratat qytetare.

afrim.png

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si e kuptoni strategjinë e opozitës:

Analiza & Komente

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

"Je suis Romania!!"

Nga Afrim Krasniqi ...

Kryeministri…

Nga Edmond Arizaj Edi Rama vazhdon të ngjitet. Që në s...

Kush fitoi me shkarkimin e Manjanit: Rama apo Meta?

Nga Blendi Fevziu Telenovela nuk mbaroi. Edhe pse ajo shërbeu p&...

3 skenarët: Ja çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Metën këtë javë

“Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë...

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbre...

Fred Peza dhe shpërthimi i qelbit nga gazetaria e infektuar!

Nga Ylli Pata Alfred Peza nuk është një viktimë ...

Dossier

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al