Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një raketë bërthamore

Publikuar tek: bota, më 23:54 13-09-2017 Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një raketë bërthamore

Shteti diktatorial po përgatitet të lësholë një tjetër raketë me reze të gjatë, vetëm pak ditë pas testimit të mbombës më të fuqishme asaj me hidrogjen.

Koreja e Veriut po bën lëvizjete fundit dhe pritet që brenda 48 orësh të kryejë lëshimin e raketës, thonë zyrtarë të inteligjencës amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fqinjët e Koresë së Veriut reaguan ashpër ndaj testimit të fundit ndërsa në Kombet e Bashkuara u miratuan sanksione shtesë.

Është e paqartë se në çfarë stadi do shkojnë tensionet mes Koresë së Veriut nga njëra anë, SHBA-ve, Koresë së Jugut dhe Japonisë nëse Kim Jong Un vijon të testojë raketa.

Kujtojmë se një prej raketave të lëshuara nga koreanoveriorër gjatë gushtit fluturoi mbi qiellin e Japonisë, shtet në të cilin ndodhet edhe një prej bazave amerikane më të rëndësishme në zonën e  Paqësorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Selfie e majmunit”, fotografi fiton betejën ligjore për të drejtën e autorit
Dokumentet sekrete: Njihuni me propozimin e Trump për Putin tre muaj pasi mori detyrën si president i SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.010937929153442
array(1) { ["section"]=> string(68) "koreja-e-veriut-po-pergatitet-te-leshoje-nje-rakete-berthamore-92260" }