Java e parë e superiores vendoset nga penalltitë, fitojnë Teuta, Skënderbeu dhe Kukësi

Publikuar tek: sport, më 21:09 09-09-2017 Java e parë e superiores vendoset nga penalltitë, fitojnë Teuta, Skënderbeu dhe Kukësi

Janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së parë të kategorisë superiore shqiptare.

Ndeshja hapëse ishte ajo mes kampionëve të Kukësit me Kamëzn e ngjitur nga kategoria e parë. Më një lojë të vakët dhe jo shumë të shpejtë djemtë e trajnerit Milinkoviç arrijnë që të marrin trepikshin në sfidën e parë drejt misionit për të mbrojtur titullin kampion. Kuksianët u ndihmuan dhe nga një penallti, pasi skuadra e Kamzës luajti një futboll mjaft tërheqës dhe të shpejtë.

Skënderbeu me stofin e rëndë të së vetmes skuadër shqiptare që luan në kompeticionet europiane edhe në dimër, e pati një sfidë të lehtë ndeshjën përballë Flamurtarit të riformatuar nga Shpëtim Duro. Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për djemtë e trajnerit Daja, falë penalltisë së shëndruar në gol nga Sabien Lilaj. Megjithatë edhe kuq e zinjtë e Flamurtarit dhanë shenja që ky vit do të jetë ndryshe për ta.

Ndërsa në Durrës, Teuta e Gugash Maganit arriti të marrë me shumë vuajtje tre pikëshin e përballë “hirushes” së sezonit të shkuar Luftëtarit. Të dyja skuadrat kanë bërë ndryshime të mëdha në merkato, por mesa duket tek durrsakët u ndje më shume dora e teknikut peqinas Magani dhe Teuta arriti të marrë një fitore me mjaft vlerë 2-1. /newsbomb.al (A.H)

Article Logic
Execution time: 0.002622127532959
array(1) { ["section"]=> string(90) "java-e-pare-e-superiores-vendoset-nga-penalltite-fitojne-teuta-skenderbeu-dhe-kukesi-91767" }