HOROSKOPI 2017: Çfarë thonë yjet për financat, shëndetin dhe dashurinë tuaj gjatë 2017-ës - Newsbomb.al

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 29-12-2016 HOROSKOPI 2017: Çfarë thonë yjet për financat, shëndetin dhe dashurinë tuaj gjatë 2017-ës - Newsbomb.al

“HOROSKOPI 2017” - Çfarë thonë yjet për karrierën, financat, shëndetin dhe dashurinë tuaj përgjatë vitit 2017. Newsbomb.al ju sjell edhe këtë vit parashikimin e plotë për 12 shenjat e zodiakut:

dashi1.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Dashit

Ky është viti për ndërtimin e themeleve, veçanërisht për sa i përket familjes dhe jetës në shtëpi. Romanca dhe miqësitë e dobishme do të lulëzojnë në vitin 2017, veçanërisht nga 25 shtatori. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund ta gjeni veten në një periudhë rivlerësimi. Marrëdhëniet që nuk janë funksionale do të shpërbëhen, ndërsa ato që janë të vërteta do të forcohen.

Nëse jeni beqarë dhe në kërkim të dashurisë, atëherë do të keni një ide më të mirë të asaj që dëshironi. Kaloni ca kohë duke menduar për llojin e marrëdhënies që ju dëshironi të tërhiqni dhe madje edhe shkruajini ato që po kërkoni. Muajt në vijim të shtatorit janë të shkëlqyera për martesë dhe për ata që duan të rehatohen, edhe pse eklipsi diellor në tetor mund të prezantojë një periudhë testimi për marrëdhëniet e qëndrueshme. Kapërceni këtë pengesë dhe ia keni dalë. Ajo do të jetë një kohë e mirë për të pastruar linjat e komunikimit mes jush. Nëse jeni shumë posesiv, mund të përjetoni zhgënjim.

Karriera dhe Financat

Mirëqenie është emri juaj i dytë në vitin 2017. Ju keni tejkaluar shumicat e pengesave financiare që ju kthejnë në të kaluarën. Tani, jeni gati të korrni shpërblimet. Ju edhe mund të hasni në punën e ëndrrave. Megjithatë Venusi, planeti juaj i financave, shkon retrogradë ndërmjet majit dhe qershorit. Përgatituni për këtë periudhë frustrimi të mundshëm financiar duke rritur kursimet tuaja në kohët e mira. Mundësisht shmangni bërjen e blerjeve të mëdha gjatë Venusit retrograd. Planifikimi i karrierës në vitin 2017 është çelësi juaj për një të ardhme të suksesshme. Synoni të ndërtoni themele të sigurta në mënyrë që të keni një bazë solide për sipërmarrjet e ardhshme. Nëse ju doni të ngrini një biznes nga shtëpia, planifikimi dhe hulumtimi do të jenë të rëndësishëm para se të merrni vendime në këtë drejtim. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për ju të shpëtoni veten nga borxhet dhe vështirë se do t’ju kërkojnë shumë të mëdha taksash të papaguara.

Shëndeti

Nuk ka planetë të mëdhenj që do të ndikojnë në shëndetin tuaj në vitin 2017, por si të gjithë të tjerët do t’ju duhet të qëndroni fleksibël në trup me ndikimet e ashpra rreth jush në përgjithësi. Mundohuni të hani me arsye dhe ngadalë duke qenë se keni tendencë për të nxituar pa dëgjuar nevojat tuaja fizike. Nëse mund të ulni disi ritmin, do të vlerësoni rezervuarin e krijuar të staminës kur të vijnë momentet e trysnisë, veçanërisht rreth shtatorit.

Çfarë e bën të lumtur Dashin? Ta kthejë një punë të përditshme ose ndonjë rrethanë në jetë në argëtim se sa në punë të vështirë.

Dashi në dashuri

Kur ju doni diçka, e doni atë tani! Ju e shijoni flirtimin dhe perspektivën e pushtimit dhe dashuria do të lulëzojë nëse ju nuk kufizoheni shumë nga i dashuri juaj. Jeni të prirur të kërkoni një partner të shoqërueshëm, pasi tipat e qetë dhe të heshtur mund të ndihen të dominuar nga ju. Shenja juaj e kundërt në zodiak, Peshorja, tërheq vëmendjen tuaj, edhe pse do t’ju vërë nën presionin e të jetuarit sipas standardeve të larta të përsosmërisë. Ju mund të jetoni të lumtur me një nga shenjat e zjarrit, pasi ata janë më të gatshëm të eksplorojnë guximshëm në dashuri. Por në qoftë se është siguria emocionale ajo që ju kërkoni, shikoni nga shenjat e tokës!

demi2.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Demit

Prioritetet tuaja do të ndryshojnë në vitin 2017, pasi dëshirat tuaja romantike do të zënë një vend më pak të rëndësishëm. Miqësitë do të jetë më të rëndësishme. Ju mund të shpenzoni orë të lumtura duke biseduar me një mik në vend që të përpiqeni të fitoni vëmendjen e një mëtuesi të mundshëm.

Kjo do të thotë se rrethi juaj shoqëror do të vazhdojë të zgjerohet dhe se ju keni gjasa të ndërtoni miqësi më të forta e më të thella gjatë vitit. Por jo gjithçka është e humbur për ata që janë beqarë dhe duan të argëtohen: ju do të zbuloni se shumica e angazhimeve tuaja gëzojnë një ton më të lehtë. Është përgjegjësia që vjen me angazhimin dhe martesën pak e frikshme? Kjo është një pyetje që mund të kalojë në mendjen tuaj, edhe pse ka ngushëllim dhe tërheqje në stabilitetin që vjen me martesën. Demi, ju mund t’ju duhet të peshoni pro-të dhe kundra-t për këtë çështje. Ata që janë të martuar mund të testohen nga tundimet e jashtme. Nëse martesa juaj është e fortë, ajo do të durojë.

Karriera dhe Financat

 Tashmë keni lirinë për t'i dhënë formë statusit tuaj financiar në imazhin që ju dëshironi. Ndërkohë që të ardhurat përmirësohen, ju mund të dëshironi të planifikoni buxhetin për një udhëtim. Nëse ju kërkoni një rritje apo promovim, ky është viti juaj për të shkëlqyer. Jeni të këshilluar të mbani një buxhet mujor që të mos shpenzoni tepër në luks. Mërkuri shkon retrograd tri herë këtë vit, e cila mund të shkaktojë disi konfuzion dhe gjykim të gabuar financiar. Përdorini energjitë tuaja krijuese për të bërë më të mirën në pozitën dhe karrierën tuaj. Nëqoftëse nuk e shprehni veten në mënyrë kreative, mund të filloni të mërziteni. Kërkoni kuptimin dhe qëllimin në punën tuaj. Në këtë mënyrë do të fitoni kënaqësi personale në punën që bëni. Duke u lidhur me njerëzit e duhur dhe duke qenë në vendin e duhur në kohën e duhur, përparimi është i sigurt në vitin 2017.

Shëndeti

Asgjë madhore nuk do të ndikojë në shëndetin tuaj nga një pikëpamje planetare. Por duke pasur parasysh se ndikimet janë të ngurta dhe si një shenjë e fiksuar, ju keni prirje për t’u ngurtësuar, mund t’ju ndodhë më keq se të epeni pak gjatë gjysmës së dytë të vitit. Pastaj rehatia që do të gjeni në shtëpi është masa më e mirë parandaluese. Motoja tjetër që duhet të mbani të ngulitur në mendjen tuaj është që mos të ecni kundër rrymës. Është humbje energjie të përpiqeni të ndaloni situatat e palëkundshme. Mësoni pranimin.

Çfarë e bën të lumtur Demin? Të qenit financiarisht të qëndrueshëm dhe komod në një marrëdhënie emocionalisht të sigurt.

Demi në dashuri

Ju jeni të aftë për dhënë pasione të forta në çdo gjë që bëni dhe, në çështjet e zemrës, ju e  kombinoni këtë me një butësi të lindur. Dëshironi diçka që do të qëndrojë edhe në rrethana të pafavorshme edhe kur ju ëndërroni romancën që doni në jetën reale. Vetëvlerësimi juaj është lehtësisht i thërrmueshëm. Akrepi, i kundërti juaj zodiakal, mund t’u përgjigjet ndjenjave tuaja të pasionit dhe tërheqjes, por në qoftë se ju jeni kundërshtarë të posesivitetit, atëherë ju duhet të shikoni për shokët tuaj të shenjave të tokës, pasi ata kanë shumë tipare të vlefshme të karakterit të përbashkëta me ju.

binjaket3.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Bunjakëve

Transformimi që keni përjetuar në jetën tuaj dashurore mund të vazhdojë, edhe pse intensiteti mund të zvogëlohet ndërkohë që 2017 shpaloset. Por në mënyrë që të fitoni një kuptim më të mirë të asaj që jeni, mund të jetë e nevojshme që të gërmoni më thellë seç ndiheni rehat.

Cilat janë frikërat dhe dëshirat tuaja kur vjen fjala te dashuria? Pse tërhiqni njerëzit që tërhiqni? A janë ata të dobishëm në rritjen tuaj apo ju bëjnë të ndiheni të pafuqishëm dhe të pasigurt? Nëse ju kuptoni parimet që vënë në lëvizje lidhjet tuaja intime, atëherë ju keni çelësin për krijimin e marrëdhënieve dashurore të ëndrrave tuaja. Disa nga ju mund të zbulojnë se situata juaj aktuale e punës dhe detyrimet e tjera shkaktojnë një sasi të caktuar stresi në marrëdhëniet tuaja. Komunikimi është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë. Nga janari deri në gusht, mundësitë romantike mund të gjenden nëpërmjet miqve dhe ju mund edhe të rindizni pasionin me një dashuri të kaluar. Nga shtatori, premtohet një ngritje në tempon sociale dhe dashuria mund të gjendet në festa, apo edhe në një ose dy dasma.

Karriera dhe Financat

Disiplina është e nevojshme në qoftë se ju doni të menaxhoni sprovat në fillim të vitit 2017. Pas shtatorit do të korrni shpërblimet e përpjekjeve tuaja dhe mbajtjes së buxhetit. A keni shpenzime të panevojshme që nuk ju sjellin përfitime direkte? Eliminoni ato që nuk janë të domosdoshme, ose nuk punojnë për ju. Borxhet e kaluara duhen paguar. Nuk mund të prisni ose ta shtyni më gjatë këtë. Përvojat tuaja financiare mund t’ju bëjnë të mendoheni dy herë para se të merrni kredi në të ardhmen. Prurje të papritura në para mund të jenë një plus dhe ju mund të merrni një shumë të rëndësishme nga një trashëgimi ose pasuri. Shqyrtoni qëllimet tuaja financiare afatgjata dhe, në qoftë se jeni të pasigurt, kërkoni këshillën e një eksperti. Kursimi dhe investimet e mençura do t’ju japin qëndrueshmëri në të ardhmen. Ata që kërkojnë një ndryshim karriere mund të zgjedhin diçka që ju jep atyre më shumë kohë për të bërë atë që ata duan. Ajo punë me orar mund të mos duket aq ftuese si dikur.

Shëndeti

Lidhja paksa hiper-aktive ndërmjet Uranit dhe Neptunit në Ujor, edhe pse e zbehur në vitin 2017, do të vazhdojë t’ju bëjë të ndiheni paksa nervoz. Pra, do të jetë e rëndësishme që të gjeni mënyra për të qetësuar nervat tuaja. Mundohuni të ngadalësoni veten nga fundi i marsit deri në ditëlindjen tuaj dhe do të kërceni me vitalitet në pjesën tjetër të vitit. Gjatë nëntorit dhe dhjetorit do të punoni fort kështu që do t’ju duhet të mbani staminën të lartë në atë periudhë.

Çfarë i bën të lumtur Binjakët? Një ritëm emocionues që sjell lëvizje të vazhdueshme, takime të reja dhe stimulim mendor.

Binjakët në dashuri

Ju nuk jeni të lehtë për t’ju kënaqur në çështjet e zemrës dhe keni vështirësi në shprehjen e çdo gjëje që lidhet me emocione të thella. Megjithatë, jeni të aftë për të qenë një partner i shquar në një marrëdhënie dashurie, veçanërisht në qoftë se ndieni se keni gjetur personin tuaj ideal. Prirja juaj më e fortë është në drejtimin e kundërt të zodiakut, që është Shigjetari, edhe pse shpirti binjak i zgjedhur prej jush mund të ketë vështirësi të angazhohet. Për të plotësuar dhuntinë tuaj për të biseduar dhe nevojën tuaj për shoqërizim, shikoni për shenjat e tjera të ajrit me të cilat ju do të keni shumë gjëra të përbashkëta.

gaforja4.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Gaforres

Dashuria dhe romanca janë prioritetet tuaja. Nëse jeni i lirë, kambanat e dasmës mund të bien në fund të 2017. Saturni, planeti juaj i dashurisë, është në shenjën tuaj dhe nuk gjë që mund t’ju ndalojë. Megjithatë, maturia është pjesa më e mirë e guximit dhe nuk ka nevojë të nxitoheni në asgjë.

Merrini gjërat shtruar në të gjitha lidhjet tuaja që të jini i sigurt në vend që të jini i brengosur. Lejojini marrëdhëniet në të cilat keni hyrë kohët e fundit apo këtë vit që të zhvillohen organikisht dhe ngadalë. Rendi kozmik është i përsosur. Gjëja më e mirë e këtij viti është se nuk do t’ju duhet të ndiqni dashurinë; ajo do t’ju gjejë në një librari, ashensor të mbushur me njerëz ose duke shëtitur qenin. Karriera juaj mund të vendosë një pengesë në jetën tuaj sociale në fillim të vitit. Por kjo është vetëm një anomali e përkohshme. Mbajtja e një ekuilibri mes karrierës dhe jetës sociale sa do vijë e do bëhet më e lehtë. Kush e di? Mund dhe të hasni në interesin tuaj të dashurisë në punë. Ata që janë aktualisht në një marrëdhënie duhet të shmangin aferat në zyrë, pasi këto mund të rrezikojnë lumturinë e tyre. Mosmarrëveshjet familjare dhe zënkat me të dashurit janë të përkohshme dhe me gjasë nuk do të ndikojnë në të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

Karriera dhe Financat

Nevojat financiare do të ndryshojnë gjatë muajve dhe ju do të jeni në gjendje për ta modeluar karrierën tuaj në mënyrat që ju përshtaten. Nëse jeni duke kërkuar për një punë, mund ta gjeni nëpërmjet dikujt të afërt për ju. Një vëlla ose motër mund të sigurojë kontaktin që do t’ju vërë në një pozicion të ri. Ata që preferojnë të punojnë nga shtëpia mund të gjejnë mundësi për ta bërë këtë. Gjithashtu, ekziston mundësia e bashkimit me një biznes familjar. Muajt ​​në vijim të shtatorit do të shpenzoni në ato sendet e luksit të cilave ua keni vënë syrin prej kohësh. Duke menduar në afat të gjatë praktikisht do t'ju ndihmojë të vendosni një kurs të suksesshëm për shtatë vitet e ardhshme. Vendosja e objektivave do të provojë e dobishme. Nivelet tuaja të energjisë mund të jenë të ulëta nga mesi i 2017-s dhe kjo mund të ketë një efekt negativ në punën tuaj. Merrni masa parandaluese duke u fokusuar në të tashmen, duke zbatuar menaxhimin e mirë të kohës, duke nderuar përgjegjësitë tuaja dhe duke mos hyrë me tepri në çdo fushë.

Çfarë e bën të lumtur Gaforren? Një jetë të lumtur në shtëpi dhe një marrëdhënie të përkushtuar që janë të përcaktuara dhe të strukturuara.

Shëndeti

Ruajtja e formës dhe rritja e qëndrueshmërisë tuaj do të jetë një prioritet i lartë në atë që mund të jetë një vit pak i vështirë. Nëse keni ndonjë sëmundje të lehtë, bëni një kontroll pasi do të ktheheni shpejt në formë me pak ndihmë. Pak para ditëlindjes tuaj mund të jetë një periudhë e vështirë prandaj sigurohuni që jeni duke bërë gjithçka mundeni që të hani me masë, të relaksoheni dhe të stërviteni për të qëndruar në gjendje të mirë fizike.

Gaforrja në dashuri

Ju nuk mund t’i fshihni lehtësisht ndjenjat tuaja kur bini në dashuri, por mund të jeni i fshehtë kur dëshironi të mbroni veten nga lëndimi në një marrëdhënie. Jeni i aftë që të ofroni një marrëdhënie të qëndrueshme personi të duhur. E kundërta juaj në zodiak, Bricjapi, mund të ketë sukses në ofrimin e sigurisë emocionale që ju kërkoni, ndërsa shenjat e tjera të ujit do t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi në shoqërinë e tyre. Ju, nga ana tjetër, mund të arrini lumturinë përmes dikujt me të cilin ju jeni krejtësisht i qetë e i lirë dhe këtë jua ofron në mënyrë të barabartë si Demi, edhe Virgjëresha.

luani5.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Luanit

Ju tani keni një ide më të mirë të asaj që po kërkoni në dashuri dhe pavendosmëria e vitit të kaluar është zhdukur. Ju jeni të gatshëm të nisni një marrëdhënie të re. Siguria emocionale dhe pak qëndrueshmëri mund të duken më tërheqëse se entuziazmi që shoqëron flirtet tuaja të zakonshme.

Ju mund të kërkoni një lidhje shpirtërore në vend të një lidhjeje dashurie bazuar në pasion dhe tërheqje fizike. Dashuria mund të jetë një katalizator për transformimin shpirtëror dhe rizbulim. Lloji i partnerëve që ju tërhiqni ka të ngjarë që do transformojnë jo vetëm botën tuaj të jashtme, por edhe mendimet, qëndrimet dhe besimet tuaja. Ju do të zbuloni se sapo të keni transformuar botën tuaj të brendshme, bota juaj e jashtme do të pasojë. Në fund të fundit, bota juaj e jashtme pasqyron atë të brendshmen. Por mos u shqetësoni, pasioni dhe kimia e fortë do të vazhdojnë të jenë pjesë e çdo marrëdhënieje të re dhe kjo premton t’ju mbajë të përqendruar për mjaft kohë. Për ata që janë të martuar, pasioni do të rindizet. Nëse marrëdhënia juaj nuk është e lumtur, ju më në fund mund të arrini të merrni një vendim nëse do e shpëtoni apo do ecni para. Vetëm shmangni marrjen e vendimeve të nxituara nëse jeni konfuzë.

Karriera dhe Financat

Mirëqenia dhe tendencat e forta financiare të vitit 2016 do të vazhdojnë fuqishëm edhe gjatë këtij viti. Jupiteri fatsjellës vazhdon të hedhë një dritë favorizuese në sektorin tuaj të parave, duke sjellë mundësi dhe përfitime. Jo vetëm që do të gëzoni mirëqenie financiare, por ju gjithashtu mund të keni para për të shpenzuar në kohën e lirë, pushime dhe argëtim. Financimi i përpjekjeve kreative do të jetë më e lehtë; ju do të jeni në gjendje të ndiqni ato hobi që i keni lënë pezull. Ju mund të gëzoni një kuptim më të madh të trendeve financiare dhe njohuri që do të çojnë në mundësi më të mira për investime. Ky është edhe një vit i mirë për arsimim dhe zgjerim të aftësive. Ata që duan të kryejnë studime të mëtejshme duhet të ketë burimet për ta bërë këtë. Kjo vetëm do të përmirësojë perspektivat e karrierës tuaj në afat të gjatë. Në fund të vitit, do të ndjeni kënaqësi të madhe që keni arritur qëllimet tuaja financiare. Ndërtimi i kontakteve të reja të biznesit është lehtësuar dhe do të sjellin përfitime në perspektivat e ardhshme të karrierës dhe punës.

Çfarë e bën Luanin të lumtur? Të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë dinamike dhe të shprehin lidership, ndërsa marrin përgjegjësinë dhe kontrollin.

Shëndeti

Shëndeti juaj psikologjik është më mirë se kurrë më parë me Jupiterin duke lëvizur nëpër shenjat para tuajës deri në mes të vitit, duke shpërbërë tensionet e vjetra dhe duke ju lejuar që të relaksoheni më lehtë. Nuk ka ndikime të mëdha planetare që të ndikojnë në shëndetin tuaj fizik edhe pse me periudhat e tensionuara në botë në përgjithësi, ju duhet të jeni rigoroz në lidhje me uljen e ritmit kur mundeni. Ngadalësoni në muajin para ditëlindjes tuaj.

Luani në dashuri

Përkushtimi dhe pasioni juaj i fortë me personin e duhur mund t’ju frymëzojnë në nivele të larta. Megjithatë, në momentin që do lëndoheni apo do zhgënjeheni nga dikush, do të tërhiqeni emocionalisht dhe do të jetë e vështirë të çlironi butësinë tuaj përsëri. Kjo mund të rregullohet në qoftë se ju përfshiheni në një marrëdhënie me të kundërtën tuaj në zodiak, Ujorin, por të dy ju duhet të bëni shumë që të përshtateni në mënyrë të shëndetshme dhe rritja do të vijë përmes përkushtimit ndaj njëri tjetrit. Për një marrëdhënie argëtuese nuk mund të dilni huq me një shenjë zjarri, sepse entuziazmi do të ndezë pasionin tuaj.

virgjeresha6.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Virgjëreshës

Ky vit mund të jetë i ngjashëm me 2016 në atë që trazimet emocionuese që keni ndjerë për dashurinë dhe jetën shoqërore do të fillojnë të marrin formë më shpejt. Do të përfitoni nga analizimi i miqësive dhe tërheqja nga ato që nuk ju bëjnë të lumtur.

Cilët janë miqtë tuaj të vërtetë dhe cilët janë miq veç në kohë të mira? Ky është edhe një vit për të shkundur status quo-në. Ata që janë të palumtur në martesë mund të zgjedhin të divorcohen, ndërkohë që ata që s’janë në një lidhje mund të zgjedhin të martohen. Strukturat e vjetra mund të thyhen dhe të zëvendësohen me të reja më të qëndrueshme. Gjithçka që ju ishin mund të mos ketë më vlerë për ju. Shumë zbulime në ndarjen e intimitetit do të rezultojnë në një lidhje të suksesshme dashurie. Ju mund të dëshironi të eksperimentoni me marrëdhënie të ndryshme nëse angazhimi nuk do t’ju tërheqë. Të shkoni me rrjedhën? Kush e di se ku mund t’ju çojë ky udhëtim i ri? Dashuritë me shikim të parë mund të vazhdojnë t’ju ngrejnë në ajër dhe t’ju çojnë në lartësi të reja. Krizat që do të përjetojnë Virgjëreshat e martuar do të jenë të dobishme për të sjellë ndryshime për të mirë.

Karriera dhe Financat

Financat mund të bëhen të rëndësishe drejt fundit të vitit 2017. Ju do të jeni në gjendje të shihni lidhjen midis vlerës tuaj dhe vlerës neto. Ndërkohë që ndjenja juaj e vetëvlerësimit rritet, do të rritet dhe vlera juaj neto. Imazhi juaj personal do të rrezatojë mirëqenie dhe do të tërheqë vëmendje të rëndësishme. Ndërkohë që çështjet financiare përmirësohen gjatë vitit, ju mund të shijoni gjërat më të mira në jetë. Ushqimi i shëndetshëm organik dhe një ditë në spa mund të rezultojnë tërheqëse. Investimet në prona duhet të rezultojnë të mira dhe mund të konsideroni të hyni në partneritet me dikë të afërt për ju. Por vini re logjistikën para se të ndërmerrni hapa të tilla. Venusi, planeti juaj i karrierës, do të hyjë në retrogradë nga 17 maji deri në fund të qershorit. Kjo tregon potencial për vonesa të vogla, ndërsa projekte të caktuara mund të vihen në pritje. Përdoreni këtë pushim për të hulumtuar dhe bërë kërkime në thellësi. Ju mund të keni nevojë të bëni ndryshime që do të sjellin përfitime në rrugën tuaj financiare rreth eklipsit më 14 tetor.

Çfarë e bën Virgjëreshën të lumtur? Angazhimi në detyrat të dobishme, fitimprurëse që përdorin talentin e Virgjëreshës për rregull dhe analiza.

Shëndeti

Nivelet tuaja të energjisë do të vazhdojnë të ngrihen dhe të ulen si në dy vitet e fundit, por ju po mësoni se si të përballeni me strese të papritura dhe të mos lejoni veten që të lëndoheni shumë. Do t’ju nevojiten kohë të qeta për t'u çlodhur, si dhe për të eksploruar mënyra të reja dhe të ruajtur formën, ndoshta edhe duke ndryshuar dietën tuaj që të përshtatet më mirë me stilin tuaj të jetesës. Merreni lehtë në muajin para ditëlindjes tuaj dhe do të vini re se pas kësaj do orientoheni më mirë.

Virgjëresha në dashuri

Pritshmëritë e larta e bëjnë të vështirë për ju për të gjetur një partner dhe ju i hidhni poshtë dashuritë e reja po aq shpejt saç i gjeni ato, derisa të gjeni një dashuri që do trondisë zemrën tuaj. Nëse doni një angazhim dypalësh mund të shihni nga e kundërta juaj e zodiakut, Peshqit, të cilët mund të jenë të aftë të arrijnë idealin tuaj. Nga ana tjetër, nëse nuk arrini të gjeni konsensus me dikë të kësaj shenje, mund të arrini të merrni atë që kërkoni nga shokët tuaj të shenjave të tokës. Për një bashkim që është i lirë nga acarimet dhe plot mirëkuptim, nuk mund të gjeni më mirë se një shenjë toke që t’ju ofrojë energjinë e duhur dhe një të ardhme interesante dhe emocionuese.

peshorja7_copy.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Peshores

Këtë vit me shumë gjasa do ruani status quo-në e tanishme. Nëse jeni i martuar, me shumë mundësi do të qëndroni të martuar dhe, në qoftë se jeni vetëm, do të mbeteni i lirë. Fokusi nuk do të jetë në takime aq sa është në të ndjerit i kënaqur për mënyrën se si janë gjërat.

Miqësitë e vitit të kaluar duhet të vazhdojnë t’ju mbështesin. Anëtarët e familjes të cilët janë të sëmurë do të kërkojnë kujdesin tuaj të dashur në fillim të vitit; mund të pritet prej jush që të luani rolin tuaj në trajtimin me kujdes të çështjeve. Kalimi i kohës vetëm në fillim të 2017 mund t’ju ndihmojë të njihni më mirë botën tuaj dhe do të dilni me një ide më të mirë të asaj që dëshironi në një marrëdhënie. Sigurohuni që të bëni përgatitjet e duhura dhe madje edhe të konsultoheni me dikë që i besoni në qoftë se një anëtar i familjes do të marrë para hua prej jush. Në këtë mënyrë do të shmangni një konflikt në një fazë të mëvonshme. Çelësi i lumturisë dhe suksesit këtë vit është gjetja e ekuilibrit mes punës dhe argëtimit. Mësoni të thoni "jo" nëse kërkesat ju mbingarkojnë.

Karriera dhe Financat

Duke qenë se keni gjasa të ndjeheni më të qetë në lidhje me gjendjen tuaj financiare këtë vit, kjo mund t’ju ndihmojë të krijoni mirëqenie më të madhe. Stresi që keni përjetuar në lidhje me paratë ka marrë fund, gjë që duhet t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më lehtë. Mundësi të reja mund të lindin pas shtatorit. Nëse ju mendoni që puna juaj nuk është duke shkuar gjëkundi, ose që ju jeni në ngërç, përpiquni të arrini majat dhe tregoni talentin tuaj dhe rekordet e shkëlqyera të punës. Mund të ndjeheni sikur keni vazhdimisht shtysë për të ecur para. Pasi të keni zotëruar një punë ose detyrë të veçantë, mund të dëshironi të ngjisni shkallën tjetër në hierarkinë e korporatës. Disa Peshore mund të zgjedhin pozicionet e pavarura që u lejojnë atyre më shumë liri lëvizjeje. Nuk do të arrini sukses pa djersitur. Mos prisni që gjithçka të eci vaj. Por me vendosjen e vetëdisiplinës, synimeve realiste dhe një plani të mirë të menaxhimit të kohës, mund të arrini pozicionin që meritoni në fushën tuaj të ekspertizës.

Çfarë e bën Peshoren të lumtur? Të jetojë një jetë të balancuar dhe harmonike me drejtësinë si një nga cilësitë kryesore në një marrëdhënie të afërt.

Shëndeti

Qëndrimi në formë dhe të qenit i zhdërvjellët do të jenë të rëndësishme në një vit që mund të jetë pak i tensionuar për të gjithë. Nuk ka ndikime të mëdha planetare mbi shëndetin tuaj fizik ose psikologjik, por do ju duhet të qëndroni në formë të lartë që të gëzoni përfitimet dhe të shmangni efektet e presioneve të rastësishme. Merrni kohë pushim në shtator para ditëlindjes tuaj që të pushoni dhe të qetësoheni.

Peshorja në dashuri

Ju mund të rrëfeni plot kapituj për dashuritë e humbura dhe pushtimet e guximshme, edhe nëse janë të trilluara! Natyrisht, mund të jeni duke folur edhe nga eksperienca personale. Pavarësisht kësaj, ju ngulmoni në drejtim të perceptimit të një partneri ideal... aq ideal, në fakt, sa dëshironi që të jetë e pamundur për t’u përmbushur. Duke qenë se të kundërtat tërhiqen natyrshëm, Dashi mund t’ju ofrojë më shumë se të gjitha shenjat e tjera, por ju mund ta keni të vështirë të pajtoni dallimet tuaja. Shenjat e ajrit ju kuptojnë më mirë dhe një marrëdhënie me një nga këto shenja mund të ketë një shans më të mirë për mbijetesë.

akrepi8.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Akrepit

Dashuria dhe martesa mund të jenë në fund të listës suaj të prioriteteve për momentin. Kjo ju mundëson liri më të madhe për të eksploruar kush jeni dhe ku doni të shkoni. Ata që janë të lidhur do të përpiqen të përmbushen plotësisht, ndërsa ata që janë vetëm mund të gëzojnë larmishmërinë sociale që sjell liria.

Miqësitë do të jenë të rëndësishme dhe rrethi juaj shoqëror duhet të zgjerohet hareshëm në 2017. Aktivitetet kulturore apo artet me shumë mundësi do të pasurojnë jetën tuaj. Nëse jeni duke kërkuar romancë, mund ta gjeni atë në disa vende të pazakonshme dhe do të takoni dikë që është shumë i ndryshëm prej jush. Mos i lejoni çështjet financiare të prishin marrëdhëniet tuaja të ngushta. Dallimet në mendim dhe lufta për fuqi mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe komunikimit nga të dyja palët e gatshme.

Karriera dhe Financat

Interesi juaj në ndërtimin e interesave financiare dhe të karrierës vazhdon në 2017.  Është koha për të marrë përgjegjësi personale mbi çështjet financiare, pasi jeni ju personi më në kontakt me nevojat tuaja personale. Pamja juaj e jashtme mund të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e një imazhi të pasurisë. A jeni veshur për sukses? Saturni mund të ketë ofruar rezistencë që të lehtësojë të ardhurat financiare në të kaluarën. Por tani, ky planet frenimesh e përgjegjësish po hedh një dritë fitimprurëse në rrugën tuaj dhe mund të psherëtini të çliruar. Bregu është i pastër, ndërsa horizonti shpaloset ndritshëm. Megjithatë, nevojitet shumë punë që të keni shpërblime financiare; nuk do ju serviren në një tabaka argjendi. Pas shtatorit, prisni përmirësime edhe më të mëdha në financa. Ju thjesht nuk mund të gaboni. Besojini intuitës tuaj kur merrni vendime për shpenzimet dhe investimet tuaja.

Çfarë e bën të lumtur Akrepin? Të shkaktoni transformime pozitive nëpërmjet shprehjes së pasionit dhe mprehtësisë tuaj.

Shëndeti

Ju e dini se keni nevojë që të qëndroni në formë pasi keni barra mjaft të rënda mbi shpatulla. Nuk duhet të keni probleme të mëdha nga ndikimet planetare në shëndetin tuaj, edhe pse do t’ju duhet të jeni në formë të mirë fizike gjatë shkurtit dhe marsit, kur do të jeni duke punuar shumë dhe disi të prirur ndaj aksidenteve, ose me besim të tepërt në kufijtë tuaj. Merreni lehtë në katër javët para ditëlindjes tuaj.

Akrepi në dashuri

Jeni aq të rezervuar shumicën e kohës sa ia vështirësoni vetes gjetjen e një shpirti binjak. Ju nuk i lejoni të tjerët të hyjnë në zemrën apo mendimet tuaja, veçanërisht në qoftë se jeni lënduar më parë. Gjithsesi, keni aftësinë për ta rimarrë veten. I barabarti juaj në pasion do të gjendet në të kundërtën tuaj zodiakale, Demi, edhe pse do t’ju duhet të kapërceni të qenit njësoj kokëfortë pasi kjo mund të pengojë shanset tuaja të lumturisë. Përndryshe, mund të shikoni te shenjat e tjera të ujit për atë që mund të përshkruhet vetëm si lidhje pushteti.

shigjetari9.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Shigjetarit

Me shpresën se keqkuptimet janë sheshuar dhe duke gjetur mënyra për të kuptuar veten më mirë, ju jeni në gjendje për të përmirësuar botën tuaj. Nga një ekuilibër i lumtur mes punës dhe jetës sociale do të përfitojnë të gjitha marrëdhëniet tuaja këtë vit.

Ndërkohë që Mërkuri hyn në retrogradë në prill, ju do të keni kohë të furnizoheni me gjithçka që ju duhet dhe doni. Miqësitë mund të bëhen më të rëndësishme pas shtatorit, kur miq të rinj të hyjnë në rrethin tuaj. Mund t’ju duhet të xhongloni me financat në mënyrë që të dilni aq sa dëshironi. Dashuria dhe romanca mund të lindin në shumë vende dhe forma, kështu që mos e mbyllni veten ndaj mundësive emocionuese që do vijnë në rrugën tuaj. Shmangni konfrontimet e rastit me anëtarët e familjes gjatë muajve të parë të vitit. Keqkuptimet mund të dalin jashtë përmasave dhe të komplikojnë gjërat.

Karriera dhe Financat

Ndoshta nuk keni arritur ende gjendjen e lirisë financiare, por ndiheni më të detyruar për të ndërtuar karrierën tuaj. Do të keni kohë gjatë muajve të parë të vitit që të balanconi të ardhurat dhe shpenzimet dhe të zgjidhni borxhet e panevojshme. Vlerësimi dhe promovimi mund të jenë shpërblimi për gjithë punën e vështirë që keni kryer. Zgjerimi mund të jetë global për disa Shigjetarë dhe transferimi në një vend të ri është një nga mundësitë. Idetë tuaja vizionare dhe frymëzuese mund të jenë të dobishme për një projekt të rëndësishëm. Kalisni veten për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është që të qëndroni të qetë dhe të mos lejoni problemet shtëpiake t’ju nxjerrin nga kursi. Gjatë tetorit mund të ketë ndryshime në sektorin e punës si rezultat i eklipsit hënor në datë 28.

Çfarë e bën të lumtur Shigjetarin? Të jetë në gjendje të zgjerojë energjikisht të gjitha horizontet deri në caqet e tyre më të largëta.

Shëndeti

Përpiquni që të bëni sa më shumë sport dhe ushtrime që të mundeni gjatë shkurtit dhe marsit, madje edhe në prill, vetëm aashtu do të kaloni nëpër pjesën tjetër të vitit në formë të shkëlqyer. Në periudha të caktuara do të viheni nën presion emocional prandaj sigurohuni që jeni duke bërë çdo gjë të mundshme që të përkëdhelni veten në mënyrë të shëndetshme. Tensionet psikologjike do të rriten në kohë të caktuara prej orarit të ngjeshur të përditshëm, kështu që mos harroni të planifikoni aktivitete qetësuese. Para ditëlindjes tuaj relaksohuni për të paktën disa javë.

Shigjetari në dashuri

Ju mund të ndiheni i kënaqur vetëm, por shanset janë që do intrigoheni nga nocioni i romancës me një shok që do të ndajë gjërat me ju në çdo nivel. Mund të hidhni poshtë lehtësisht të vjetrën për të renë, nëse lejoni dëshirën për pushtim t’ju sundojë. Ju jeni një partner i përkushtuar në qoftë se i dashuri juaj ju lejon liri. Ju stimuloheni nga aventurieri tjetër liridashës i zodiakut – i kundërti juaj, Binjakët, edhe pse mund të ketë shumë dallime për të kapërcyer. Për një marrëdhënie të gjallë, spontane dhe argëtuese, zgjidhni një nga shenjat e zjarrit, pasi ata do të ndajnë të njëjtat pikëpamje mbi jetën dhe pasione me ju.

bricjapi10_copy.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Bricjapit

Mund të bien këmbanat e dasmës për ata që duan të rehatohen. Vetëbesimi është i lartë dhe do të ndiheni i qetë në marrjen e iniciativës në romancë dhe me miqtë. Në vend që të prisni në shtëpi që të bjerë telefoni, ju do të jetë jashtë në kërkim të Z. apo Znj. së Duhur (njeriut të duhur).

Ju edhe mund ta mbushni kalendarin tuaj social duke organizuar festa dhe duke planifikuar ceremonitë e njerëzve të afërt. Jeni në krye të klasifikimit të popullaritetit kur bëni të pamundurën për mbledhur njerëzit së bashku. Mund të argëtoheni shumë me ekipe ose grupe dhe kjo mund t’ju sjellë miqësi të reja, interesante. Ata që janë të përkushtuar në një marrëdhënie mund të vazhdojnë të kalojnë përmes një procesi ristrukturimi dhe ndryshim. Gjithçka lidhet me mënyrën se si ju komunikoni me njëri-tjetrin dhe se sa i jepni vetes mënyra alternative për t’u përballur me situata të ndryshme. Përpiquni të krijoni shumë më shumë mundësi për veten tuaj.

Karriera dhe Financat

Rëndësia e parave mund të vazhdojë të jetë një problem në vitin 2017, edhe pse disa ndryshime shihen në horizont. Intuita dhe gjithçka shpirtërore do të luajnë një rol të madh në çështjet financiare. Në përgjithësi jeni shumë me këmbë në tokë, kështu që do të jetë interesante të shihni zhvillimet në fushën tuaj financiare. Arsimi do të jetë i rëndësishëm për planet e ardhshme dhe ju mund të konsideroni të përmirësoni aftësi apo talente të caktuara për të çuar më tej karrierën tuaj. Stili juaj i komunikimit dhe ekspertiza do t’ju vendosë mbi të tjerët dhe do ju japin avantazh në biznes. Paqëndrueshmëria që keni ndjerë në të kaluarën do të shpërbëhet, duke lënë ndjenja më të qeta, më të sigurta dhe një ndjesi të fortë të njohjes së asaj që dëshironi. Promovimet në punë dhe rritjet e pagave do të sjellin pjesën e tyre të përgjegjësive dhe mund t’ju kushtojnë kohën e lirë, por do të jenë shumë shpërblyese.

Çfarë e bën të lumtur Bricjapin? Mundësi karriere përmbushëse që i japin autoritet dhe përgjegjësi në rrugën për në majë.

Shëndeti

Ju duhet të jenë shumë të vetëdijshëm mbi kufijtë tuaj. Nëse ndërgjegjja juaj ju shtyn të punoni më shumë se sa do trupi juaj, atëherë ajo do t’jua thotë këtë në terma të vendosura. Prandaj duhet të caktoni ritmin e orarit tuaj dhe të merrni kohë për të dëgjuar nevojat tuaja fizike. Duke i dhënë vetes kohë dhe hapësirë ​​për veten tuaj do mund të relaksoheni më shumë, larg nga problemet e njerëzve të tjerë.

Bricjapi në dashuri

Ju do të rrini i përmbajtur dhe do ta tregoni anën tuaj të ndjeshme vetëm kur dikush të fitojë besimin tuaj.

Ju jeni natyrshëm një person i rezervuar dhe jepni përshtypjen se nocioni i romancës mungon te ju, por Gaforrja, shenja përballë jush në zodiak, mund të shkyçë zemrën tuaj nëpërmjet lidhjeve familjare dhe një dëshire të përbashkët për të përkitur. Shenjat e tokës ju bëjnë të ndjeheni të pranuar dhe ata ndajnë me ju prakticitetin. Mund të ndodhë që vetëm Demi të matet me atë që ju prisni nga një partner në nivel shpirtëror dhe sensual.

ujori11.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Ujorit

Keni gjasa të ruani status quo-në në jetën tuaj romantike në vitin 2017 dhe marrëdhëniet që janë formuar vitin e kaluar do të qëndrojë në jetën tuaj. Ky vit është më së shumti për financat dhe karrierën sesa për gjetjen e partnerit të përsosur dhe rehatisë. Por Ujorët beqarë të lindur më vonë në shenjë nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e një jete plot tension social dhe të takimit të njeriut të veçantë.

Miqësia është padyshim më e rëndësishmja këtë vit. Me transformimet që hyjnë në këtë arenë, vjen ndryshimi. Miq të rinj do të hyjnë në jetën tuaj dhe ata të vjetrit mund të largohen. Ju mund të shqyrtoni miqësitë më seriozisht dhe ndani ato që nuk janë të përshtatshme për ju. Periudhat sociale më aktive për ju janë korrik-gusht dhe shtator-tetor. Ju mund të ndjeheni si tërhequr në botën tuaj në fillim të vitit, por universi do të gjejë mënyrat për t’ju nxjerrë jashtë. Mëmirë të shkoni me rrymën se sa ta luftoni atë. Nga prilli energjia juaj do të rinovohet dhe ju do të dëshironi të ecni përpara me ëndje.

Karriera dhe Financat

Çështjet në këtë sferë të aktivitetit do të bëhet më të rëndësishme se kurrë. Ndërkohë që projektoni një imazh të suksesit, përpjekjet për vetë-përmirësim dhe rritjes së imazhit janë investimet në veten tuaj që do të shpërblejnë. Përpiquni të shisni profesionalizmin dhe efikasitetin tuaj. Me suksesin vjen vlerësim më i madh. Prisni rritje mirëqenieje; ju keni aftësitë e nevojshme për ndikuar në botën tuaj. Jo vetëm do të arrini qëllimet tuaja, por përfitime të tjera janë gjithashtu të mundshme, të tilla si udhëtimet jashtë vendit. Ky është viti për të paguar borxhet dhe për të menduar më shumë për të kursyer dhe investuar. Lajme të mira mund të vijnë në lidhje me taksat dhe përfitimet e sigurimeve. Në tetor mund t’ju duhet të merreni me veprimtari ligjore në lidhje me përfitimet e sigurimeve shoqërore. Mbajini sytë hapur për mundësi të papritura financiare.

Çfarë e bën të lumtur Ujorin? Kërkimi i diturisë dhe marshimi për një kauzë që do të sjellë një ndryshim në botë.

Shëndeti

Do të ndiheni më i shëndetshëm dhe pse ndoshta edhe më i uritur me Jupiterin në Gaforre deri në gusht, do të ecni shtruar më të lumtur se disa shenja në një fillim viti të tensionuar. Nuk ka ndikime të mëdha planetare mbi shëndetin tuaj, por në përgjithësi, do t’ju duhet të rrisni rutinën tuaj stërvitore për të djegur rezervat e tepërta dhe për të qëndruar të zhdërvjellët.

Ujori në dashuri

Për ju, dashuria e vërtetë ideale zhvillohet përmes miqësisë qëndrueshme. Ju prisni më shumë se personi mesatar mund të ofrojë. Keni nevojë për një partneritet të barabartë me dikë që ofron besnikërinë dhe i cili do t'ju lejojë të zhvilloheni si individ. Ju jeni mjaft posesivë, por nuk e keni me të keq dhe kur të mendoni se keni gjetur dashurinë e vërtetë, do të jeni në gjendje që të debatoni çështjen me veten dhe të triumfoni mbi emocionet primitive. Luani, përballë jush në zodiak, do t’ju tërheqë jashtë, edhe pse ky kombinim mund të jetë pak i ashpër për ju. Një nga shenjat e ajrit mund fare lehtë të përmbushë nevojat tuaja pasi lehtësisht do të plotësoni njëri tjetrin.

peshqit12.jpg

Romanca dhe Jeta Shoqërore e Peshqve

Jeta juaj shoqërore ka të ngjarë të zgjerohet si kurrë më parë, pasi mundësi të ndryshme shoqërore dhe martese vijnë në rrugën tuaj. Martesa ose një lidhje serioze është në letrat e fatit. Jini të kujdesshëm për të bërë një angazhim, nëse dëshironi një jetë pa komplikime. Ju mund mund të keni një ndjesi të çuditshme sa herë që të mendoni humbjen e lirisë personale. Ka të ngjarë që të përjetojnë disa ndryshime, ndërsa partneri juaj mund të ketë vështirësi të përshtatet me natyrën tuaj shumëdimensionale. Ndërkohë që rrethi juaj shoqëror zgjerohet, ju do të kuptoni se keni të bëni me shtresën elitare dhe njerëz të fuqishëm. Romanca mund të vijë në rrugën tuaj në vendet më të pamundura. Miqtë nuk duhet të ndihen të mënjanuar ndërsa ju i kushtoheni romancës. Kushtojini vëmendjen e duhur për të mbajtur së bashku para dhe prona në rast se vendosni për t'u martuar.

Karriera dhe financat

Ka shumë mundësi që gjatë këtij viti të mos keni shqetësime financiare. Duke qenë se fitimet tuaja mund të mbeten në të njëjtat nivele, ju mund të dëshironi të shkurtoni shpenzimet, në mënyrë që të përballoni inflacionin. Ndryshime të vlerave tuaja në lidhje me karrierën mund t’ju nxisin të kërkoni një status më të lartë apo rritje të pagës. Ju mund të shpëtoni nga identifikimi i vetes me gjëra që ku zotëroni. Mund të kultivoni karrierën tuaj nëpërmjet njohjesh me njerëzit e duhur apo duke e bërë kontaktet e nevojshme. Kontaktet janë çelësi juaj këtë vit. Formula juaj e suksesit ruajtja e statusit dhe prestigjit tuaj, ndërkohë që vazhdoni të gëzoni lirinë personale. Rritja e vetëbesimit është bonus. Një karrierë që përfshin të udhëtime dhe dinamika do të jetë pas derës tuaj. Puna e mërzitshëm rutinë nuk është për ju në vitin 2017.

Çfarë i bën të lumtur Peshqit? Kontributi për një të mirë të përbashkët duke ëndërruar për të ardhmen në jetë.

Shëndeti

Jepini vetes mundësi për të pushuar dhe për t’u larguar nga ndikimet jush. Shëndeti kat të bëjë me anën psikologjike aq sa me anën fizike. Për fat të mirë me lëvizjen e Jupiterit drejt Luanit nga Gushti e tutje për një vit, shëndeti juaj fizik do të përmirësohet në përgjithësi. Çdo sëmundje do të shërohet më shpejt se zakonisht, dhe në qoftë se ju keni asnjë, të rrezatoni energji pozitive.

Peshqit në dashuri

Qëllimi i jetës tuaj është gjetja e shpirtit tuaj binjak, dhe në qoftë se ju thyhen ëndrrat, ju duhet të vazhdoni të kërkoni dashurinë e vërtetë. Pa këtë, jeta nuk ka kuptim. Edhe pse për ju nuk është e vështirë që t’ju bëhet qejfi, përsëri mund të aspironi gjetjen e përsosmërisë tek një tjetër qenie njerëzore. Nëse kjo materializohet, ju shpresoni për lumturi të përjetshme. Virgjëresha, shenja juaj e kundërt e zodiakut, mund të përmbushë pritshmëritë tuaja, por vetëm në qoftë se ju të dy zhvilloni një dialog të veçantë mes njëri-tjetrit. Nëse ju dëshironi përputhje perfekte me partnerin tuaj, provoni me shenjat e tjera të ujit. Ata mund t'ju japin çdo gjë që ju doni nga një partner, edhe pse shumë herë përputhja totale mund të bëhet e mërzitshme.

Ky horoskop është ekskluzivitet i Newsbomb.al ndalohet rreptësisht kopjimi

Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746
array(1) { ["section"]=> string(105) "horoskopi-2017-cfare-thone-yjet-per-financat-shendetin-dhe-dashurine-tuaj-gjate-2017-es-newsbomb-al-64151" }