Histori suksesi, shqiptari arrin të siguroj votat për Këshilltar në Bashkinë e New Yorkut duke lënë pas 4 kandidatë të tjerë

Publikuar tek: bota, më 20:09 13-09-2017 Histori suksesi, shqiptari arrin të siguroj votat për Këshilltar në Bashkinë e New Yorkut duke lënë pas 4 kandidatë të tjerë

Shqiptari Mark Gjonaj është zgjedhur këshilltar bashkiak në distriktin 13 të Nju Jorkut, në SHBA.

Në përqindje rezultati i Gjonajt shkoi në 38.7 për qind nga 34.4 përqind që siguroi ndjeksja e tij më e afërt Majrorie Velazquez.

Gjonaj fitoi me 3 326 vota, nga 2 958 vota që siguroi Velazquez. Ai la pas katër kandidatët garues për postin e këshilltarit për Këshillin Bashkiak në Ditriktin 13.

 Mark Gjonaj, konsiderohej si kandidati më potencial ndër pesë konkuruesit, ndaj edhe u sulmua në vazhdimësi nga kundërshtarët. Gjonajt iu desh të përballej edhe me akuza fallso dhe shpifje për përfitime në fushatë nga paratë e drogës e trafikut të armëve, e sajesa të tjera. Madje kundërshtarët e tij arritën që të mobilizonin dhe gazetën konservetarore "The Neë York Post".

Mark Gjonaj shënoi sërish një rekord për shqiptarët në shtetin e Nju Jork-ut, ashtu siç ishte i pari shqiptar në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut, po ashtu është i pari shqiptar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut. 

Article Logic
Execution time: 0.0022070407867432
array(1) { ["section"]=> string(129) "histori-suksesi-shqiptari-arrin-te-siguroj-votat-per-keshilltar-ne-bashkine-e-new-yorkut-duke-lene-pas-4-kandidate-te-tjere-92252" }