Heshtja që vret!

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:08 31-08-2017 Heshtja që vret!

Nga Denis Dyrnjaja

Dy fëmijë jetimë, me një nënë të vrarë publikisht dhe një baba kriminel të dënuar për vrasje. Ky është epilogu i një kronike të paralajmëruar, e ngjashme, e përsëritur me dhjetëra herë në forma të tjera në këtë vend të marrë peng nga dalldia sociale, të trullosur nga dehja e injorancës, të mendjefreguar nga pasurimi i pamerituar dhe pa sens që na bën të gjithëve te pa ndjerë, të pandjeshëm si zombi që shohim si shoqin të rrënohet.

E perflasim për pak kohë dhe pastaj harrojmë sikurse harron një qenie jo njerëzore që s'ka shpirt. Harresë sociale, harresë kolektive, shoqërore dhe mbi gjithçka mediatike. Media promotore e reagimit publik, e zgjimit publik, e ndërgjegjësimit publik është në fjetoren e saj të letargjisë profesionale. Minutat kushtuar problemeve të thella të familjes, shoqërisë, gruas e burrit veç e veç, e të dyve së bashku po t'i mbledhësh nuk bëjnë dot as orët e një dite në vit në media.

Faqe të shkruara pa fund me vulgaritet klikimesh dhe asgjë me vlerë për jetën. I hoqi brekët, si hoqi brekët, e ka buzën të vetën se ka buzën të vetën. Doli te plazhi pa dashnorin apo me dashnorin,  kur do e bëjë dasmën ajo dhe ai në korrik, gusht apo shtator do jetë shi apo diell atë ditë?! Media e mjerë, të gjithë bashkë të mjerë. Dorëzim pa kushte ndaj miopisë profesionale, për të mos thënë paaftësisë profesionale. Asnjë raport profesional holumtues.

Gjykatat denden me padi divorcesh e urdhëra mbrojtjeje, denoncime pafund, komshinjtë, pallatet, lagjet ziejnë nga thashethemet e vërtetuara për dhunë periodike brenda mureve të banesave, askush nuk flet për to publikisht, asnjë apel, asnjë analizë profesionale sociologjike, asnjë shqetësim qeveritar për shkatërrimin e familjes, për depresionin social, për nivelin arsimor, e me radhë punësor e shoqëror. S'ka nevojë të vrasim njëri tjetrin ne së pari jemi vetëvrarë si shoqëri në llumin e injorancës sonë që e shtojmë nga dita në ditë e nga viti në vit. Busulla sociale është çakorduar. Në detin e trazuar të dalldisë kolektive me fajtorë të padënuar, me drejtësi të shtrembëruar dhe me një shtet ku forca e ligjit është e rrënuar, kjo vrasja e gjyqtares sot tingëllon si aperitiv para atyre çfarë kemi për të parë e dëgjuar, uroj të jem e qofsha unë i gabuar!

Article Logic
Execution time: 0.002608060836792
array(1) { ["section"]=> string(21) "heshtja-qe-vret-90773" }