Grushta foltores në Kuvend, Gramoz Ruçi përjashton Flamur Nokën dhe ndërpret seancën (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 09:10 12-10-2017

Flamur Noka, deputeti i PD është përjashtuar në këto momente nga seanca e sotme në Kuvend.

Ai ka protestuar duke shkuar në foltore për të marrë fjalën, por Ruçi i ka kërkuar të ulet pasi sipas tij ishte radha e Shezai Rrokaj i LSI.

Nokaj është revoltuar dhe godiste me grusht foltoren.

“Je parlamentar dhe nuk je xhandar këtu. Dua fjalën për procedurë. Rrugaç, rrugaç…”, i është drejtuar Noka Ruçit nga foltorja e kuvendit, ndërsa kjo situatë ka sjellë edhe ndërhyrjen e gardës për të parandaluar ndonjë incident. Në këto kushte, janë ngritur në këmbë edhe deputetët e tjerë të PD, në mbështetje të Nokës. 

Ruçi i tërhoqi atij vëmendjen tre herë dhe më pas aplikoi masën e ndëshkimit duke e përjashtuar për sot.

“Zoti Noka po pengon diskutantin, pasi të kam dhënë vërejtje tre herë aplikoj nenin përkatës dhe përjashtohesh nga seanca e sotme”, u shpreh Ruçi. 

Më pas seanca është ndërprerë për 5 minuta. 

grusht.jpg

8.jpg

 

55.jpg

fldjs.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0022761821746826
array(1) { ["section"]=> string(95) "grushta-foltores-ne-kuvend-gramoz-ruci-perjashton-flamur-noken-dhe-nderpret-seancen-video-95608" }