Garë, muzikë dhe të ftuar VIP, zbulohen detaje të reja të emisionit të Marina Vjollcës në Tv Klan

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:10 12-10-2017 Garë, muzikë dhe të ftuar VIP, zbulohen detaje të reja të emisionit të Marina Vjollcës në Tv Klan

Largimi i moderatores Marina Vjollca nga Top Channel dhe transferimi i saj në Tv Klan është një nga lajmet më të bujshme të muajit të fundit.

Më herët mësuam se përveçse do të ishte pjesë e ekranit të Tv Klan, u bë me dije se moderatorja simpatike do të risillte për të drejtuar një program të vjetër të këtij televizioni. Bëhet fjalë për programin ‘C’est la vie’, i cili do të nisë më 22 tetor dhe do të shoqërojë publikun shqiptar për 11 javë.

Në çdo natë të spektaklit do të ketë nga një fitues, të cilin do e zgjedhë juria, e përbërë nga 4 anëtarë. Çiftet që do të garojnë do të jenë nga një profesionist i këngës dhe nga një person tjetër i njohur, por që nuk ka asnjë lidhje me muzikën.

Sipas Blitz.al personazhet e njohur që do të marrin pjesë do të jenë: Jonida Vokshi, Ylli Limani, Jonida Spahiu, Erisa Xhixho, Ervin Bejleri, Big Mama etj. 

-Marina-Vjollca-Albanian-people-TV-models-marina-vjollca-39190125-640-640.jpg

maxresdefault_copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024378299713135
array(1) { ["section"]=> string(101) "gare-muzike-dhe-te-ftuar-vip-zbulohen-detaje-te-reja-te-emisionit-te-marina-vjollces-ne-tv-klan-95659" }