
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit 2025 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë në momentin që mbërritën agjentetë e BKH-së të cilët e shoqëruan në bllokun e Sigurisë “Mine Peza”.
Veliaj u arrestua me vendim të GJKKO-së pasi akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Në pranga ka përfunduar edhe Elman Abule, përfaqësues i RAMETAL (ish "METALFORM"), i cili bashkë me bashkëshorten konsiderohet mik i afërt i familjes Veliaj.
Ndërkohë është firmosur arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe detyrim me paraqitje për 5 biznesmenë, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha të cilët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv.