
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka vdekur më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.
Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij dhe një avokat i palodhur të drejtat e njeriut ndërroi jetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Plains, qyteti ku ai lindi në Georgia.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar djali i tij, pa dhënë më tepër detaje lidhur me shkakun e vdekjes së tij.
Ai shërbeu vetëm një mandat si presidenti i 39-të në Shtëpinë e Bardhë dhe u mposht bindshëm nga Ronald Reagan në 1981. Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, presidenti e kaloi jetën duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Për këto përpjekje në vitin 2002 atij iu dha çmimi “Nobel” për Paqe, për punën e tij për të shmangur konfliktet në mbarë botën.