Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Revista prestigjoze “Bild” rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për 2025

Shkruar nga Newsbomb

Revista prestigjoze “Bild” rendit Shqipërinë në krye

Viteve të fundit Shqipëria është kthyer një nga destinacionet kryesore nga vizitorët. Këtë gjë e konfirmon dhe revista gjermane “Bild”, e cila rendit Shqërinë në krye të listës së destinacioneve për të vizituar. Shqipëria ka marr ftesën për të qenë viti i nderit në 2025, si një promovim i jashtëzakonshëm global turistik.

Revista ka në fokus rivierën shqiptare, ku e cilëson Shqipërinë si një risi shkëlqyese në Mesdhe. Në hyrje të artikullit revista “Bild”, shkruan:

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën".

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese