Në Paris u mbajt dje ceremonia e shumëpritur e rihapjes së katedrales Notre-Dame, simbol i trashëgimisë kulturore franceze dhe botërore. Pas pesë vitesh restaurime intensive që pasuan zjarrin shkatërrues të vitit 2019, rrethh 1500 personalitete nga e gjithë bota u mboldhën në këtë ceremoni madhështore.
Në radhët e të ftuarve ishin personalitete të njohura si presidenti amerikan i zgjedhur Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, princit i Uellsit, Jill Biden, presidenti italian Sergio Mattarella, kryeministrja Giorgia Meloni, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti francez Emmanuel Macron, në fjalën e tij falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në restaurimin e katedrales.