Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Lamtumirë Fortlumturi!

Shkruar nga Newsbomb

Lamtumirë Fortlumturi!

Me duartrokitje, lot e lule, besimtarë, diplomatë, klerikët e besimeve të tjera fetare përcollën për në banesën e fundit Fortlumturinë, Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Trupi i tij do të prehet në Kriptën e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, amanet ky i lënë nga vetë Kryepeshkopi Janullatos i cili dëshironte që pas vdekjes të varrosej në tokën shqiptare.

Ditën e djeshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u mbajt mesha e lamtumirës për Kryepeshkopin, Anastas Janullatos. Kjo ceremoni mortore zgjati për rreth tre orë dhe të shumtë ishin ata besimtarë e politikanë të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Hirësisë së Tij Janullatos.

Ashtu si dhe kemi raportuar më herët pjesë e kësaj ceremonie mortore ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ministra grek, dipomatë, një delegacion nga Vatikani, klerikë të besimeve të tjera e përfaqësues të Kishës Ortodokse nëpër botë.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese