
GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por u refuzua. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në "detyrim paraqitje".
Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij "i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë."
Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.