Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Besimtarët e nisin Vitin e Ri në Kishën e Shën Antonit në Laç

Shkruar nga Newsbomb
Besimtarët e nisin Vitin e Ri në Kishën e Shën Antonit
Besimtaret në Kishën e Shën Antonit

Në ditën e parë të Vitit 2025, qindra besimtarë iu drejtuan Kishës së Shën Antonit në Laç, një vend i shenjtë me rëndësi të madhe shpirtërore për shqiptarët.

Tradita e përhershme e pelegrinazhit në këtë kishë, veçanërisht në ditë të shënuara si kjo, mblodhi një numër të madh pelegrinësh që kërkuan bekime dhe shpresë për një vit të mbarë.

Në atmosferën e qetë dhe plot dritë të kësaj dite, njerëzit u lutën për shëndet, paqe dhe suksese në vitin që sapo ka nisur.

Kisha e Shën Antonit, e njohur për mrekullitë dhe fuqinë e saj shpirtërore, simbolizon një fillim të ri për shumë prej besimtarëve që shkojnë aty për të bërë lutjet e tyre.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese