Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

17 vjet shtet! Kosova shënon sot Ditën e Pavarësisë

Shkruar nga Newsbomb

17 vjet shtet! Kosova shënon sot Ditën e Pavarësisë

Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Për shumë dekada u prit një festë e tillë dhe momenti i kremtimit kulmoi kur në Kuvendin e Kosovës, në orën 15:39, të dielën e 17 shkurtit 2008, u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur dhe më Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike dhe nga anembanë bota. Mes tyre ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Kanadaja e Japonia.

Në këtë përvjetor, janë organizuar aktivitete të ndryshme, duke përfshirë ceremoni zyrtare, koncerte dhe ekspozita, që festojnë progresin dhe zhvillimin e Kosovës gjatë këtyre 17 viteve.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese