Fiorentina e Big Brother thyen heshtjen, zbulon arsyen pse u nda nga Olsi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:09 13-09-2017 Fiorentina e Big Brother thyen heshtjen, zbulon arsyen pse u nda nga Olsi

Fiorentina dhe Olsi ishin një ndër çiftet më të spikatur në Big Brother.

Pas daljes nga reality show, Fiorentina dhe Olsi i dhanë fund lidhjes së tyre, një lidhje që edhe brenda shtëpisë ishte e shoqëruar shpesh me tensione.

Mirëpo, pas ndarjes si Fiorentina ashtu edhe Olsi nuk dhanë asnjë sqarim për publikun. Tashmë që gjithçka ka marrë fund nga historia e tyre Fiorentina pranon të flasë për herë të parë. Në një intervistë për Panorama, ish banorja e Big Brother u shpreh se ndarja e çiftit erdhi për arsye të kota.

“Ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit. Por dua të sqaroj se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë. Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen, dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij”, është shprehur Fiorentiana.

Article Logic
Execution time: 0.0025210380554199
array(1) { ["section"]=> string(78) "fiorentina-e-big-brother-thyen-heshtjen-zbulon-arsyen-pse-u-nda-nga-olsi-92211" }