
Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos në krye të detyrës gjatë protestës së 21 Janarit, është zhvendosur në Bruksel. Ai u largua menjëherë nga Shqipëria pas ngjarjes dhe kërkoi azil në Belgjikë, kur dhe pas shumë vështirësishë e përfitoi.
Vetë Mahmutaj ka treguar vite më pas se kur shkoi për azil në Belgjikë, konsulli belg në Tiranë ishte thirrur 13 herë në zyrë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti i ndjerë Bujar Nishani, që mbretëria belge të refuzonte kërkesën për azil.
Një dekadë e gjysmë nga ngjarja që tronditi Shqipërinë dhe opinionin ndërkombëtar, Fatos Mahmutaj ka ndryshuar shumë dhe është kthyer në sipërmarrës.
Ai ka hapur bar-restorantin e tij në zemër të Brukselit dhe aty shërbehet vetëm shqip. Ka qenë ministri socialist Taulant Balla që gjatë një vizite në Bruksel ka zbuluar se Fatos Mahmutaj ka në pronësi bar-restorantin “Alba” dhe gjithçka që serviret atje është shqiptare.