
Ju kujtohet batuta e famshme “Çantën në krahë dhe pi kafe në lokal”… e cila u bë virale në mediat sociale?! Patjetër që po madje dhe Vjollca, personazhi që u bë i famshëm në rubrikën “Shihemi në gjyq” të zonjës Eni Çobani.
Më pas gazetari Flori Gjini në emisionin Real People na njohu më shumë me jetën reale të Vjollcës, e cila shprehu “pakënaqësi” për mënyrën se si u trajtua në emisionin e Eni Çobanit. Kjo intervistë duket se mërziti pak Enin, e cila bëri një video sqaruese me Vjollcën në rrjetet sociale, por mesa duket nuk ishte sqaruar me Flori Gjinin.
Të dy janë parë paksa të tensionuar në “backstage-in” e samitit Wo-Men Power të organizuar nga Global Woman Club Diaspora, ku Flori ishte prezantuesi i eventit ndërsa zonja Eni një nga të ftuarat speciale të tij. Urojmë që mes tyre të jetë sqaruar gjithçka…