Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Simbolika e karficës që Vjosa Osmani mbajti dje në Këshillin e Sigurimit

Shkruar nga Newsbomb
Simbolika e karficës që Vjosa Osmani mbajti dje në Këshillin
Vjosa Osmani ne KS

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përball ditën e djeshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pa “iu dridhur qerpiku”, Osmani “ia përplasi” në fytyrë Vuçiçit të gjitha krimet e luftës në Kosovë, dhunën, përdhunimet seksuale, për të cilat deri më sot askush nuk është dënuar.

Gjithashtu, gjatë fjalës së saj presidentja Osmani i kërkoi Vuçiçit që t’i kërkojë falje të mbijetuarave të dhunës seksuale, ku pranë saj kishte 4 prej tyre.  

Përveç fjalimit të saj i cili bëri krenarë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, një tjetër detaj i mbajtur nga Osmani është komentuar.

Bëhet fjalë për një karficë që e kishte vendosur në xhaketën e saj që kishte veshur gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Në pamje të parë duket një karficë normale, mirëpo ajo karficë ka një histori më të veçantë dhe të thellë që ka të bëjë me krimet e luftës në Kosovë. Karfica është një nga shumë karfica të cilat janë zbukuruar dhe qëndisur nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Simbolika e karficës që Vjosa Osmani mbajti dje në Këshillin
Vjosa Osmani ne KS, karfica e vendosur ne xhakete

Të njëjtën karficë kishin vendosur edhe 4 gratë të cilat shoqëronin presidenten Osmani. Ato ishin Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muqolli dhe Shyhrete Tahiri, të gjitha viktima të dhunës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Simbolika e karficës që Vjosa Osmani mbajti dje në Këshillin

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese