
Endri Shabani, një nga politikanët e rinj që në këtë zgjedhje, ka ndarë së fundmi një fotografi të veçantë me partneren e tij Livia Stavri dhe nuk i kursen fjalët ëmbla për mbështetjen e saj pa kushte.
“Në mitologji thuhej se Zeusi e ndëshkoi njeriun duke e ndarë në dy pjesë, dhe që prej atëherë ne endemi për të gjetur gjysmën tjetër. Prej 8 vitesh unë jam i plotë
Dhe kur je i plotë nuk ka dhimbje që nuk ndahet përgjysëm, por nuk ka as gëzim që nuk shijohet dyfish”, shkruan kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani teksa ndan fotografinë me partneren.
Në këto ditë të ngarkuara të fushatës zgjedhore, kur gjithë vëmendja është përqësnruar tek qytetarët dhe aftësia për t’i bindur ata të votojnë numrin 6, i cili përkon me koalicionin politik ku bën pjesë Endri Shabani, ky i fundit nuk e ka harruar personin kryesor që e ka mbështetur.
© Newsbomb.al