Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Kur Adem Jashari vizitonte familjen e Gjergj Lucës, sipërmarrësi i emocionuar tregon VIDEON: Faleminderit bac, faleminderit Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Kur Adem Jashari vizitonte familjen e Gjergj Lucës, sipërmarrësi
Gjergj Luca, Adem Jashari

Një video e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka prekur thellë Gjergj Lucën, duke i risjellë në kujtesë një ngjarje të veçantë familjare me vlerë historike. Bëhet fjalë për vizitën e heroit kombëtar Adem Jashari, i cili, 32 vite më parë, së bashku me një grup bashkatdhetarësh nga Kosova, shkoi për të shprehur ngushëllime në familjen Luca pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur, Ndrek Luca.

Gjergj Luca e përjeton këtë kujtim me emocione të forta, duke e cilësuar si një moment të paharrueshëm dhe një simbol të lidhjes së pandashme mes shqiptarëve, pavarësisht kufijve. Në mesazhin e tij, ai shprehet:

“Miq të dashur, sot po përjetoj emocione të papërsëritshme. Dua të ndaj me ju një video sa historike, aq edhe rrënqethëse. Një video e 32 viteve më parë, kur në shtëpinë tonë bujti heroi kombëtar, Adem Jashari. Hirësia e tij, me madhështinë dhe përulësinë e një luftëtari të vërtetë, erdhi për të na ngushëlluar për vdekjen e babait tonë, Ndrek Luca. Heroi i kombit u përul para artistit, duke dëshmuar se arti dhe liria janë binjakë të pandashëm.Faleminderit, baca Ademi! Faleminderit UÇK! Faleminderit Kosovë!”, përfundon mesazhin e tij Gjergj Luca.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gjergj Luca (@rozafa_fish_city)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese