Për vajzat e bisturisë dhe ato “të thjeshta”

Publikuar tek FCB BOMB
Hënë, 17 July 2017 12:56

Nga Manjola Arizaj Zeka

Kisha vendosur të mos reagoja, as paragjykoja më tipin e bullizmit në rrugë. Madje ndonjëherë edhe i justifikoja “ngacmueset”; vajza të reja, ndoshta edhe ne kështu jemi sjellë dikur, brezat kështu janë etj… shprehje thjesht për të mbuluar atë çka shihja, apo dëgjoja. Por sot vendosa të shkruaj. 

Isha dëshmitare e një ngjarje po e quaj, të shëmtuar, gati të pashpirt, madje të pistë të realitetit tonë. Dy vajza, të lyera rëndë në këtë vapë, dukshëm të trajtuara estetikisht në klinika, me trup të bukur të palestruar, komentuan gati në fytyrë një tjetër vajzë të moshës së tyre, diku mes 20-25 vjeçe: “Ça trupi, si do dalë e shkreta në plazh, imagjinoje kur vesh tanga, po mbathjet e plazhit duhet t’i bëjë me copën e perdes…dhe ia krisën të qeshurit e vazhduan rrugën duke u gajasur. Vështrova vajzën e sulmuar; mbipeshë, veshje normale vere, tualet I lehtë, një fytyrë e ëmbël dhe e butë dhe sytë plot me lotë. Nuk I fola dot, sepse nxitoi. Dhe ai nxitim I saji më bëri të shkruaj. 
A e kuptojnë ato zonjushat, që do e kenë harruar veç pas një minute këtë episod, dhe po shkrihen në celular, pra a e kuptojnë se çfarë i shkaktuan asaj vajze? Çfarë drame do ta ndjekë atë përgjatë gjithë verës? Ajo do të ketë përherë në vesh të qeshurat sarkastike të atyre dy manekinëve, sa herë të provojë një palë rroba banje përpara pasqyrës, sa herë t’I thotë nënës “a më shkojnë”, dhe ndoshta do t’I shqyejë, do t’I hedhë poshtë e do të përplaset në krevat duke qarë për një kohë të gjatë; teksa dy “humoristet” do të jenë duke u gëzuar nën rrezet e diellit, me lekët e dikujt tjetër (po e di që po paragjykoj, jam duke e bërë me dashje, sepse nuk po përmbahem dot). Pse ia shkatërrojmë jetën në këtë formë tjetrit? Nuk e kuptoj këtë kënaqësi vrastare. Apo duam të nxjerrim në pah “përparësitë” tona. Sot nuk I justifikoj dot fare. Mund të justifikoj fëmijët, por jo këtë moshë. Ndoshta jam gabim, por do ta preferoja një fytyrë “bio”, përpara një fytyre “omgj”. 
Jam përherë që një vajzë, grua të trajtohet estetikisht për një palë veshë të mëdhenj, një hundë më kurriz, apo një deformim gjenetik, sepse të gjitha duam të dukemi të bukura. Por nuk jam kurrë për shndërrimin, si ato dy vajzat që pashë sot, të fryra kudo. Por kjo është puna e tyre dhe e kujtdo. Por ama drama që ato shkaktuan sot (uroj shumë që mos të jetë e tillë), është puna jonë, e të gjithëve, duke nisur që nga tekstet mësimore e klasave të ulëta, madje ndoshta me trajtimin e edukatoreve edhe më herët, deri tek edukimi në shtëpi: ta luftojmë bullizmin. Nuk di sa e sa vajza, refuzojnë të shkojnë në plazh, apo të veshin rroba të shkurtëra për shkak të frikës, se do të ndjehen të tallura e të përbuzura. 


Vajza: Mos e çani kokën. Mjafton të ndjeheni mirë me veten. Qeshni. Gëzojeni jetën. Edhe sikur të keni celulit e bark mendoni që Dielli dhe Jeta nuk bëjnë selektime. E ata që bëjnë, nuk janë të përzgjedhur nga askush. E di që mendoni orë e sekondë si të hiqni ato kilet, si të bëheni njësoj si ato që shihni në revista, si do të donit të provonit veshjet e bukura e të ngushta. Ju kuptoj. Dhe patjetër ju mbështes në çdo iniciativë tuajën për t’u dukur më e bukur, më e këndshme më tërheqëse. Por edhe duke mos harruar, që kjo të mos kthehet në obsesion. Kjo do të ishte e rëndë. Jeta nuk ka vetëm trup, fytyrë, veshje dhe plazh. Nuk dua të bëj moralisten me ato që janë zbukuruar përtej limiteve, por që tregohen tashmë të shëmtuara me vajzat “normale”, por do t’u kërkoja me lutje: jetoni jetën tuaj, dhe I lini të tjerat të jetojnë jetën e tyre.

Modifikuar më Hënë, 17 July 2017 12:56

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit dhe dhënien e shkollave me koncension

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al