Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

Publikuar tek Analiza & Komente
Wednesday, 21 June 2017 12:47

*Nga Artan Fuga

Aktualisht në prag të kësaj dite zgjedhjesh që afron me 25 qershorin e këtij viti ne kemi tri parti politike që përplasen me njera tjetrën, rivalizojnë me njera tjetrën, ndërkohë që aktualisht të trija janë në pushtet.

Partia socialiste që ka timonin e pushtetit prej katër vitesh, e ka ndarë atë timon me Lsi, si edhe partia demokratike, pas marrëveshjes Rama - Basha, ka edhe ajo ministrat e propozuar prej vetë asaj në krye të ministrive.

Tre parti opozitare me njera tjetrën, që të trija në pushtet!

Ky është absurditeti ku kemi mbërritur.

Ndërkaq secila nga partitë në fushatën e vet zgjedhore nuk paraqitet sikur përfaqëson vetëm një pjesë të shoqërisë shqiptare, por sikur paraqet të gjitha interesat e mbarë shqiptarëve, njehsohet me kombin. Në logjikën politike partia njehsohet me shtetin, lideri me Skënderbeun ose Themistokli Gërmenjin, dhe partia paraqitet si përfaqësuese e kombit. Logjika e nëndheshme është ajo e partisë - shtet. Monoparti.

Gjithashtu, partitë e ndryshme thonë pothuajse të njejtat gjëra, të njejtat premtime, mirëqënie, shtet, siguri, integrim, duke mos pasur alternativa të veçuara.

Duke ashiqare që pluralizimi politik është tretur, ose ende nuk është ngjizur.

Shoqëria shqiptare nuk ka diversitetin e duhur social dhe ekonomik, as kulturor për ta shfaqur veten në parti politike që të përfaqësojnë alternativa të ndryshme politikën.

Zërat e kategorive shoqërore janë mbytur. Elektorati nuk shpreh dot veten, por i lejohet vetëm të ndjeki mitingjet elektorale duke shpresuar se mund të përfitojë ndonjë gjë nga punësimi në shtet.

E varfër, e pazhvilluar, në periferi të zhvillimeve të sotme europiane dhe botërore, Shqipëria ka mbetur e pahapur ndaj sfidave të sotme të zhvillimit që do ta kishin diversifikuar në gjetjet e saj politike.

Shqiptarët sot janë një turmë e padiferencuar në interesa masive shtresash dhe kategorish sociale. Me përjashtim të një grushti mbledhësish parash, populli është i varfër dhe në zgrip të hallit. Lufton për nevoja jetike bazë që janë të njejta madje edhe me nevojën e mbijetesës së kafshëve shtëpiake. Duhet nginjur barku me bukë.

Edhe si kulturë, diversiteti kulturoro-politik na mungon keq.

Pyetja që lind: Duke mos pasur alternativa të ndryshme politike dhe kulturore si është e mundur të mbahen të ndara si organizime partitë nga njera tjetra?

Duhet thënë se këto parti janë më shumë grupe njerëzish që kërkojnë të ndajnë pushtet duke qenë solidarë me njeri tjetrin, kundër grupimeve të tjera. Nuk përfaqësojnë shtresa shoqërore. Përfaqësojnë vetveten.

Në historinë e pluralizimit tonë partiak, por ende jo politik, ndarjet e partive janë mbajtur gjallë jo duke shtuar dozat e identitetit kulturor të çdo partie. Politikanët nuk kanë qenë të zotët ta bëjnë këtë.

Kufijtë organizativë midis partive janë mbajtur të ngritur si diga me ngjarje që nuk kanë lidhje me kulturën politike, por duke sakrifikuar individë, ose duke u mbështetur mbi ritin e sakrificës personale.

Në fillim të viteve 90 kufijtë ndarës midis partisë socialiste dhe partisë demokratike u mbajtën ngritur pas arrestimit të Fatos Nanon.

Aty nga fundi i viteve 90, nga vrasja e Azem Hajdarit.

Në vitet e dekadës së dytë të këtij shekulli, nga vrasjet e katër qytetarëve në bulevard.

Eshtë krimi politik që ka mbajtur gjallë fatkeqësisht pluralizimin partiak. Jo kultura e alternativave politike.

Dhe sot ne jemi në pikën më të zbehtë të këtij pluralizmi, ku tre partitë opozitare me njera tjetrën në fushatën e sotme zgjedhore, janë të treja në pushtet.

Modifikuar më Wednesday, 21 June 2017 12:49

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al