“Gjuhë burgaxhiu”, Dritan Hila i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Agron Tufës (REAGIMI I PLOTË)

Publikuar tek FCB BOMB
Premte, 17 Mars 2017 11:43

Vazhdon përplasja mes  ish zv.ministrit të Mbrojtjes Dritan Hila dhe drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.

E gjitha nisi pas nismës së ndërmarrë nga Tufa për ndalimin e transmetimit të filmave të komunizmit në ekranet shqiptare. Hila tha se ajo që media po i jep zë dhe që është iniciuar nga Tufa është “kulturë për plehra”  por drejtori iu përgjigj ashpër duke e quajtur "krimb plehu". Një gjë e tillë ka nxitur sërish reagimin e Hilës i cili e cilëson gjuhën e Tufës si “gjuhë burgaxhiu".

REAGIMI I PLOTË I DRITAN HILËS:

Sot sapo hapa syte morra vesh qe autori romanit "Tenxherja", Agron Tufa, me kishte sulmuar ne fb me nje gjuhe te denje prej burgaxhiu. Eshte momenti i vetem qe kuptoj sesa e eger ka qene diktatura komuniste, kur shikoj deformime te tilla karakteriale.

Ne perroin e tij psiqik nuk kishte asgje qe lidhet me temen ku une e kisha permendur dhe qe bente fjale per filmat, por vetem shante duke zene nga im atë, dhe deri tek familja dhe martesa. Kjo eshte nje nder deshmite qe diktatura jo vetem i ka hyre ne palce, por ka degjeneruar ne formen e diktatures se rruges.

Dua te sqaroj se babai im ka qene oficer i kunderzbulimit (madje i larte), apo siç njihet ne zhargon "oficer inteligjence". Inteligjence qe Tufa nuk e zoteron aspak. Objekti i punes se tyre ka qene zbulimi i veprimtarise se agjenturave te huaja dhe asnjehere hetimi i cili ka qene sektor me vete. Madje nuk ju lejohej identifikimi. Besoj se edhe Tufa e ka marre vesh se ky vend ka qene, eshte dhe do te jete synim i armiqve te huaj ndaj te cileve duhet mbrojtur dhe kete e bejne njerez dhe sherbime te inteligjences dhe jo levrues te drurit si idhulli i tij Gazidede.

Keto dosje nuk jane hapur dhe nuk do hapen pasi kane te bejne me sigurine e vendit. Ndaj ato qe thote per ngacmime femrash nuk jane asgje me shume, vetem se sajime te fantazise se tij te varfer per ta bere sulmin sa me te ndyre, ose te manipuluara nga dosje te vjedhura per te cilat duhet te pergjigjet penalisht.

Sa per staturen e tij publike dhe artistike, sot me shume se kurre jam i bindur ne zgjedhjen qe kam bere per mos harxhuar kohe te lexoj krijimet e tij. Nuk ma mbush mendjen asnje lloj rekomandimi. Ashtu sikurse jam i ndergjegjshem se njerez te tille jetojne vetem nepermjet presionit dhe sharjeve me te cilat trembin zyrtare per te zhvatur fonde dhe programe. Dhe per kete fajin nuk e ka Agroni, por ata qe levrojne fonde per te financuar plehra.

ÇFARË SHKROI AGRON TUFA PËR DITAN HILËN: Kritik letrar apo Barbar në Kopsht

Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe ... mender me thanë... Dritan Hila. Se ç'lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë "kopsht" (letrar) ai është thjesht një "barbar", që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat.
Dritanin s'e lë të qetë titulli i një romanit tim - "Tenxherja", (nderuar me çmimin "Rexhai Surroi", si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten. 
Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar. 
Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:

S'i hahet, s'i pihet,
Numëron tespihet.

Çdo mëngjes Dritangut
I del njëra mangut.

Po mjaft! Se ç'përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: "A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?". Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!

Modifikuar më Premte, 17 Mars 2017 11:46

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

A do shkoni të votoni nesër?

Analiza & Komente

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al