Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Publikuar tek Analiza & Komente
Hënë, 06 Mars 2017 10:26

Nga Orest ÇIPA

 

Papritur, njësoj sikur “shkrepëtima e rrufesë në qiell të hapur”, mësojmë se në europe apo gjetkë nëpër botë, sportist/e me gjak shqiptari është shpallur kampion/e.

E më pas ky lajm përcillet me një shpejtësi të hatashme në të gjitha rrjetet sociale, televizionet, radiot, gazetat dhe pa humbur kohë nis edhe fushata e përgëzimeve dhe krenarisë nga politikanët ,të cilët në më të shumtat e rasteve e kanë për qëllime fare mirë të lexueshme.

Shumë herë është abuzuar prej tyre!

Këta shqiptarë, përfaqësues të Shqipërisë apo fakeqsisht të ndonjë shteti tjetër kanë treguar se janë dëshmia më e mirë e lënies pas dore të sportit në vendin tonë dhe në raste të veçanta është vullneti i tyre që me shpenëzime individuale lartësojnë flamurin kuqezi.

Realiteti për ironi të fatit na shpalos përditë e më shumë para syve tanë se infrastruktura sportive është thuajse e amortizuar dhe në shumë pak qytete të vendit përveç Tiranës, gjatë këtyre viteve ka patur investime për mos të thënë s’ka pasur fare.

Kjo situatë e krijuar “vetiu” si pasojë e tranzicionit politik apo edhe faktorëve të tjerë, me kalimin e kohës ka sjellë një degradim të përgjithshëm dhe gradual të sportit, që sot për hir të së vërtetës ndodhet në gjendje kritike e të mjerueshme.

Sportistët shqiptarë e kryejnë stërvitjen e tyre në kushte aspak
cilësore, krahasuar me kolegët në botë, çka i detyron shpesh sportistët për stërvitje
jashtë vendit, për të garuar më pas në kushte të barabarta me kundërshtarët në veprimtaritë
ndërkombëtare.

Ndaj, shumë shpejt si pasojë e pamundësisë ekonomike dhe mungesës së kushteve për të rruajtur shkëlqimin e Kampionit të fituar me shumë mund, kjo madhështi nis të ndryshket.

Pas kësaj, askund në Europë nuk është dëgjuar që kampioni të nisin grevën e urisë !

Arsye kjo, që jo në pak raste ka nxitur sportistët të shpërthejnë me një lumë mllefi kundër federatave të tyre.

Rasti i sportistit të njohur të peshëngritjes, një nga rekordmenët më të lavdishëm të sportit shqiptar Erkand Qerimaj, i cili në mungesë të kushteve minimal që duhet të kishte krijuar Federate e Peshngritjes, stërvitej individualisht.
E le më të flasim për dieta, fizioterapi etj etj..
Po ashtu edhe sportistja Luiza Gega, e cila vjet ishte flamurmbajtësja e ekipit olimpik kombëtar shqiptar në Olimpiadën e Rios. Duke lënë mënjanë nevojën që ka pasur sportistja Gega për kushtet bazike dhe mbështetje financiare ajo nuk ka pasur as pistë atletike për tu stërvitur.

E shumë e shumë sportistë të tjerë që nga kjo pamundësi e kanë ndërprerë karierën e tyre profesionale dhe sot enden rrugëve me lavdinë e kyçur në kujtime për ëndrrën që kur nuk u realizua.

Në këtë kontekst, pa pasur një minimum të këtyre kushteve s’mund të flasim për “Statusin e Sportistit të Nivelit të Lartë” apo për një të nesërme të ndritur.

Nga ana tjetër, sot për sot partneriteti mes qeverisë dhe institucioneve sportive është përmirsuar shumë, mirepo “kaosi legjislativ” reflektohen si barrë e shumëfishuar në sistemin sportiv nga mungesa e strategjive si nga ana e institucioneve qëndrore ashtu dhe nga ato federative.

Kështu, keqmenaxhimi si rrjedhojë e pa aftësisë së institucioneve dhe interesave të tyre klienteliste, kanë çuar në kolaps kapacitetin publik, institucional dhe infrastrukturor, të zhvillimit të sportit në vend.
Sot në Shqipëri kemi federata që janë tërësisht të pavarura, ndërsa disa të tjera plotësisht të varura nga shteti që për fat të keq idividë të caktuar kana abuzuar pikërisht se “ngatrojnë qëllimisht” nocionin e funksionit të tyre shtetëror me biznesin privat.

Një rast i ngjashëm është Federata Shqiptare e Futbollit për mos të folur për Federata që lulëzojne aktivitetin e tyre në hije.

Ndërkohë kur ligji i sportit i ka të përcaktuara që as pavarësia e plotë dhe as varësia e plotë nuk janë të pranueshme ligjërisht. Për këtë arsye Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve duhet që në mënyre ugjente të veprojë lidhur me Ligjin për Sportet dhe të monitorojë me vigjëlence këto institucione.

Në të kundërt, këta kampion që ne këmi sot apo ata që do të lindin nesër do të kenë një dështim të garantuar të prespektivës së tyre në përfaqësimin e Shqipërisë, e si rrjedhojë do shpallen tradhëtar pasi nga kjo pamundësi do të përfaqësojnë një tjetër flamur .

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al