Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Publikuar tek Analiza & Komente
Wednesday, 15 February 2017 14:33

Nga Afrim Krasniqi

E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur Këshilli Bashkiak, e ka ditur Ministria dhe instituti përgjegjës, e kanë ditur zyrtarë të bashkisë dhe të administratës, e ka ditur firma ndërtuese dhe projektuesi, e kanë ditur të gjithë, sepse është zonë e mbrojtur me ligj prej vitit 1961....dhe pa droje profesionale, pa frikën e ligjit, pa sens përgjegjësie dhe pa vetëdije minimale qytetarie ATA kanë heshtur, kanë refuzuar ligjin dhe realitetin, kanë injoruar faktet dhe historinë dhe i kanë mbuluar ato me beton.

Aty ku dikur ishte selia e Princ Wied, i vetmi shtetar perëndimor në historinë e Shqipërisë, janë vendosur pilota 10-15 metra të thellë, cilësi e larte betoni për të murosur gjithçka historike, pasion për të zhdukur çdo mbetje qytetërimi, nxitim për të mbyllur gojët përpara faktit të kryer duke u fshehur pas imunitetit politik, mbipushtetit politik, kërcënimit ndaj kritikëve dhe injorimit tërësisht të atyre pak zërave të arsyeshem që ende kanë mbetur në këtë vend. Romakët e bënë Durrësin kryeqender në tokën tonë, në bizant e më vonë Durrësi ishte dhe mbeti porti i parë i takimit të dy kulturave/botëve, Princ Ëied e bëri kryeqendër të monarkisë perëndimore për Shqipërinë, kurse këta sot, një produkt betoni e betonizimi, njerëz anonime që morën postet e pushtetin përmes klientelës dhe shërbimit ndaj shefave politikë, po e kthejnë Durrësin e lashtë, Durrësin e historisë, Durrësin e portit dhe të turizmit, të universitetit dhe të teatrit, - në një qytet pa zë, pa fytyrë, pa emër, pa identitet, pa histori dhe pa të ardhme.

Imagjinoni ku ka përfunduar qyteti i dinastisë së Topiajve dhe Moisive, imagjinoni kur modeli i betonit në Durrës na paraqitet si model frymëzues, imagjinoni të jeni qytetar i Durrësit dhe të shikoni dita ditës sesi gjithçka keni po bunkerizohet, imagjinoni të jeni deputet i Durrësit dhe të pajtoheni me të keqen, imagjinoni të jeni intelektural i Durrësit dhe të ndjeheni të kërcënuar e te varur nga bota e betonit, imagjinoni të jeni turist në Durrës dhe në vend të historisë të mbeteni për të vizituar vetëm kullat e larta të tranzicionit...!!! Si është e mundur që interesi privat (tenderi për Velierën Durrës) rezulton se eshtë më i rëndësishëm sesa interesi publik, historik, shtetëror, qytetar, mediatik, civil dhe kombëtar? Kaq poshtë kemi rënë? Gjithçka e ka një limit. Në një vend normal do të duhej që zyrtarët pergjegjës të ishin sot në radhë përpara derës së prokurorit, do duhej që punimet të ndërpriteshin menjeherë dhe që punonjësit e komunales të zëvendësohen nga ekspertë të arkeologjisë, do duhej që media te nisë ditën me raportimet nga krimi shtetëror në Durrës dhe do duhej që Durrësi të ishte axhendë emergjente debati e vendimmarrje në këshillin bashkiak, prefekturë, qark, qeveri dhe parlament. Do të duhej.....:((((

Modifikuar më E Enjte, 16 February 2017 14:28

Ora

ukt 300x250

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Debati për Arsmin e Lartë, kush ka të drejtë:

Analiza & Komente

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al