
Kujtim Gjuzi
Ish-deputeti dhe një ndër aleatët e ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet e 11 Majit, Kujtim Gjuzi, ka zgjedhur këtë të diel që të përdorë transportin publik. Ai është fotografuar në një nga autobusët urban të kryeqytetit.
Në foton e cila po qarkullon në rrjet Gjuzi shihet i ulur teksa mbi kokë mban një kapele dhe në duar telefonin.
I përqendruar në telefonin e tij, ish-deputeti duket sikur nuk e “çan kokën” aspak, ndërkohë që qytetarëve i ka tërhequr vëmendje zgjedhja që ai ka bërë për të përdorur transportin publik.

Kujtim Gjuzi
Sondazh
Poll