Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Edi Rama publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të Newsbomb

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të Newsbomb
Edi Rama dhe Anila Basha

Njëjtë si dhe çdo fund jave kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar albumin me fotot e shkrepura përgjatë eventeve më të rëndësishme.

Përpos pamjeve të shkëputura nga Samiti Botëror i Energjisë së të Ardhmes në Emiratet e Bashkuara Arabe, pjesëmarrja e tij në ceremoninë e prezantimit të “Giro d'Italia”, si dhe takimet me qytetarët, kreu i qeverisë ka publikuar dhe pamjet nga festa e 10-vjetorit të Newsbomb, e cila u zhvillua më 17 janar në Pallatin e Brigadave.

Në fotot e postuara kryeministri shihet përkrah bashkëshortes së tij, Linda Ramës si dhe gjatë momentit kur mbajti një fjalim të shkurtër ku dhe shprehu mirënjohje dhe respekt për punën e gazetarëve, si dhe vlerësoi rezistencën e pashoq të Anila Bashës për të qenë pjesë e rëndësishme e medieve.

Edi Rama publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të Newsbomb
Edi Rama me bashkeshorten, Linda Ramen

"Por, meqë dola këtu në një farë mënyre i bullizuar dhe i përdhunuar për të marrë fjalën, për të thënë të vërtetën, duke dëgjuar edhe unë Anilën kam menduar se shpëtuam nga Anila, kur doli kështu e pavarur, thash të paktën 1 na iku. Por nuk iku, nc, nuk iku. Është këtu me revistë, me portal, me të gjitha të zezat, respekte. Respekte për rezistencën, kam respekt pavarësisht se mund të mos ndaj me ta të njëjtat opinione", tha kryeministri ndër të tjera. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese