
Bleona Qereti dhe Javier Milei
Këngëtarja dhe artistja shqiptare Bleona Qereti ka ndarë në llogarinë e saj një fotografi me presidentin e Argjentinës, Javier Milei gjatë qëndrimit në Florida. Të dy, kanë qenë në Mar-a-Lago, rezidenca luksoze e Donald Trump në Palm Beach, Florida.
Bleona thotë se ka zbuluar se ndan dy pasione të përbashkëta me presidentin Milei: dashurinë për muzikën dhe admirimin për presidentin amerikan Donald J. Trump.
“Zbulova që Javier Milei dhe unë ndajmë dy pasione: dashurinë për muzikën dhe admirimin për Donald Trump. Kush do ta kishte ditur?” – shkruan artistja shqiptare, duke shoqëruar postimin me flamuj amerikanë, argjentinas dhe shqiptarë.
Sondazh
Poll