Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

1 Maji te "Mrizi i Zanave", Altin Prenga na prezanton me Arbenin, djalin më punëtor: Gëzuar shtresës më të ndershme

Shkruar nga Newsbomb
1 Maji te "Mrizi i Zanave", Altin Prenga na prezanton me Arbenin,
Arbeni dhe Altini

Altin Prenga, ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim, Altini i Mrizit, në këtë ditë, e cila përkon me Ditën e Punëtorëve, ka ardhur me një postim mirënjohje për të gjithë punonjësit e palodhur, e veçanërisht për njërin prej tyre, Arbenin.

Për Altinin, por dhe të gjithë stafin e “Mrizit të Zanave”, Arbeni është djali më punëtor, modest dhe inteligjent.

E përmes këtij postimi, me shumë respekt dhe mirënjohje, ai ka vendosur që të falenderojë atë, por dhe të gjithë punonjësit e tjerë, të cilët i quan bashkëpunëtorë, për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre.

Pasi, ashtu si dhe vetë Prenga e thotë, mirënjohja është e gdhendur thellë te njerëzit të cilët i kanë njgitur shkallët e jetës duke punuar fort që të vegjël dhe se nuk i harrojnë dhe ja u dinë mundin bashkëpunëtorëve.

“Kush i ka ngjitur shkallët e jetës duke punuar fort që i vogël nuk harron por ja di vleren mundit të bashkëpunëtorëve.

Dhe jua garantoj se jo gjithë që ja kanë dalë kanë kaluar nga ajo shkallë dhe ja perse nuk eshte cdo here keshtu.

Bëra selfie për tju thënë gëzuar 1 Majin me Arben Lleshaj sepse i gjithë stafi bie dakort se është djali më punëtor, modest, inteligjet dhe i papërtueshëm që kemi. Me fat që e kemi dhe kojshi. Gezuar shtreses me te ndershme dhe te rendesishme per njerëzimin”, shkruan Altin Prenga.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mrizi i Zanave Agroturizem (@mrizi_i_zanave)

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese