Ish-ministri jep alarmin: KOLAPS EKONOMIK! E paprecedentë, dëmi është i madh...

Publikuar tek Ekonomi
Tuesday, 11 July 2017 11:32

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani jep alarmin për një kolaps ekonomik në Shqipëri duke iu referuar raportit të Bankës së Shqipërisë.

Manjani thotë se çdo taksë apo tatim paguhet paradhënie. Pra për dikë që do të fillojë një biznes do duhet të llogarisë edhe parapagimin, pavarësisht ecurisë së biznesit!!! “E paprecedentë”, shkruan ish-ministri.

KOMENTI I PLOTË:

Kolaps ekonomik

----
Banka e Shqipërisë raporton kolaps të biznesit. Departamenti Amerikan e Shtetit raporton se "sa e vështirë është për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri". Dhomat e Tregëtisë thonë të njëjtën gjë.

Qeveria, që ka dy muaj dhe dy të tjerë në vijim, që nuk ekziston ska përgjigje. Ajo është në drejtim të paditur, veçanërisht tani pas votimeve (se zgjedhje nuk kishte).

E gjithë kjo situatë nuk u krijua sot, pa dyshim. Ka kohë kështu!

Taksat mbytëse, tarifat edhe me mbytëse, goditja shtetërore selektive, ashtu sikurse prishja pa shkak i kontratave të lidhura nga qeveria e mëparshme, humbja e arbitrazheve, goditja e deri në dhunë fizike e bisnesmeneve si dhe dorëzimi pa kushte në ekonominë e hashashit, nuk krijojnë kushte të favorshme për asnjë qindarkë investim.

Cilido që sot kërkon të investojë, përveç vështirësisë që imponon zbatimi i idesë së bisnesit në një vend e treg të vogël, do ti duhet të mendojë edhe pasojat e mësipërme.

Çdo taksë apo tatim paguhet paradhënie. Pra për dikë që do të fillojë një biznes do duhet të llogarisë edhe parapagimin, pavarësisht ecurisë së biznesit!!! E pa preçedent!

Natyrisht në këmbim të taksës nuk merr asgjë! 8% e cmimit të shitjes sipas hartës, është taksa e ifrastrukturës për cdo ndërtim. E gjitha paguhet paradhënie. Asgjë nuk të ofron bashkia në këmbim, përkundrazi infrastrukturën duhet ta bësh vetë!

Ky është një shembull tipik i kopalsit në marrëdhëniet Shtet-Privat! Në fakt kjo mendësi stimulon vetëm ato që kanë para cash në dispozicion, sepse cilido tjetër nuk do ta kishte të lehtë të zhvillonte bisnes në këto kushte.

Mjedis mbytës! I mbyllur sa më ska! Një shqiptar që ka kursime të lira nga puna e tij, nuk i investon dot në vendin e tij! Qartësisht nuk konkurron dot me paranë informale që parapaguan lehtësisht çdo gjë.

Një ekonomi që nuk nxit shtetasit e saj të investojnë, nuk ka asnjë shanc të jetë tërheqëse për investimet e huaja! Asnjë! Edhe sikur frakturat e bisnesmenit Libanez të ngjiten me flori, prap nuk ka shanc! Dëmi është i madh!

Ekonomia e kapitalit e gjen gjithnjë mënyrën tua nxjerrje paratë njerëzve nga dysheku! Po kjo e jona mesaduket është ekonomi e dyshekut me kanabis!

Nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur, nëse duam të dalim nga kopalsi. Do na duhet ta shndërrojmë disi territorin e Shqipërisë në një zonë të lirë investimesh!

Në këtë zonë shteti nuk takson investimin por nxit prodhimin dhe konsumin. Kjo zonë nuk funksionon me parapagim, por me ndihmë shtetërore dhe rregull të rreptë.

Ekonomia informale duhet të mbyllet qoftë dhe me koston e një amnistie masive. Paratë duhet të hyjnë në banka dhe aty fillon viti 0 i ekonomisë.

Taksat e konsumit të jenë të përballueshme dhe të mjftueshme për të siguruar funksionimin e një shteti të vogël!

TVSH në doganë duhet hequr një orë e më parë se është një rrjepje e pastër jo vetëm e bisnesit!

Nuk jam ekspert, ndaj kërkoj ndjesë për ndonjë pasaktësi, por ndjesia më thotë se këto elementë janë të rëndësishëm për ekonominë tonë.

E përsëris: ekonomia që largon shtetasit e vet, nuk ka si të jetë për shtetasit e huaj!

Ska reformë më të madhe se EKONOMIA!!

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al