“Rikthehet” porti i Karpenit, zbulohen aksionerët shqiptarë, kapitali vetëm 7 euro, për projektin 5 mld euro

Publikuar tek Ekonomi
Hënë, 10 July 2017 10:21

Porti i Karpenit, një nga projektet më të lakuara të vitit të kaluar, me një parashikim investimi prej 5 miliardë dollarësh, në një periudhë 5-10 vjetështë rikthyer edhe një herë në vëmendje. Kompania Star Bridge Port Developments Limited që kishte shprehur edhe interes për atë që u quajt projekti “Morgan”, ka vendosur të zyrtarizojë prezencën e saj në Shqipëri dhe kësaj nisme i janë bashkuar edhe aksionerë shqiptarë. Referuar ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton që STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS (ALBANIA) të jetë regjistruar në prill 2017, si subjekt shqiptar me administrator Michael George Powder-Kent. Ortakë të saj janë me 5% Arjan Stajka, me 35% GL2 Albania, dhe 60%  Star Bridge Port Developments Limited.

Si objekt të aktivtetit kompania ka “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe menaxhim i portit të Karpenit, zonës mbështetese të portiti dhe asaj ekonomike, sipas dispozitave të kontratës që do të lidhet në bazë të Ligjit Nr. 77/2016 i dates 22.7.2013 për “Përcaktimin e Proçedurave të vecantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt, projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështestëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit Shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”.

Kapitali i kompanisë, sipas dokumentave të dorëzuara në QKB është 1000 lekë, apo rreth 7 euro, nga të cilat Star Bridge Port Developments Limited më 600 lekë, GL2 Albania me 350 lekë dhe Arjan Stajka me 50 lekë.

Vitin e kaluar, kur  Star Bridge Development Limited dorezoi projektin për zhvillimin e portit të Karpenit,  ai sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes “ ishte një subjekt për qëllime të veçanta, i regjistruar në Angli dhe Uells dhe i përbërë nga kompani prestigjoze në fushën e projektimit dhe ndërtimit të porteve, arkitekturës dhe konsulencës për projektet e porteve”. Në atë kohë kompania nuk ishte regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kush janë ortakët

Kompania GL 2 Albania është e regjistruar në qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2010 dhe operon kryesisht në fushën e konsulencës, projektimit dhe ndërtimit. Disa nga projektet që rezultojnë të njoftuara ë faqen e kompanisë janë Qendra Tregtare Toptani, Rikonsturksioni i repartit të djegieve në QSUT, Miniera e Kormit në Bulqizë, Qendra Amerikane e Biznesit. Aksioneri i veteëm i kompanisë është Milton AlexanderBlackstock. Nga ana tjetër ortaku Arjan Stajka rezulton si aksioner i vetëm në kompaninë Viki sh.p.k që sipas esktraktit të QKR është regjistruar qysh nga viti 2003. Edhe kjo kompani operon në krysisht në fushën e ndërtimit.

Projekti

Një vit më parë, qeveria iu përgjigj pozitivisht një interesi të shfaqur nga Star Bridge Development Limited për një projekt porti me vlerë investimi 5 miliarë euro, që shkon më shumë se një buxheti vjetor i Shqipërisë. Në atë kohë do të jepej “ok” për nisjen e negociatave për miratimin e një kontratë finale që do të asistohej nga një konsulent. Procedurat e zgjatura bënë që të mos kontraktohej konsulenti por gjithsesi duket se investitorët kanë vijuar me zyrtarizimin e tyre subjekt shqiptar.

Që në fillim projekti u pa me skepticizëm, pasi nuk kishte një plan financiar të qartë për mënyrën se si do të financohet projekti. Edhe firmat e mëdha, që u tha se qëndronin pas projektit kanë shprehur vetëm letër interesi, por nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë angazhimi. Nga ana tjetër, një projekt i përmasave të tilla do të kërkonte një infrastrukturë dhe ndërlidhje shumë të mirë rajonale. Sot kjo infrastrukturë mungon dhe ndonëse është në plan të zhvillohet nuk dihet se kur mund të jetë gati (minimumi, Shqipëria sot nuk ka hekurudhë funksionale), duke e nxjerrë jashtë loje Portin. Një shqetësim i tillë mësohet se është ngritur dhe nga një për përfaqësuesve të kompanive të mëdha.

Kompania mëmë, Star Bridge Port Developments Limited, në faqen e saj zyrtare të internetit thotë se përgjithësisht ajo zhvillon dhe ka interesa në projekte të mëdha të infrastrukturës që zakonisht përbëhen nga një sërë nën kontraktorësh. Ajo nuk përmend asnjë projekt konkret të zhvilluar, pasi sipas saj këto projekte mbeten konfidenciale në bazë të marrëveshjeve me qeveritë, ose kliëntët. Ajo thotë se ka alenca strategjike me dy kompani të njohura, AECOM, dhe Ramboll, që kanë ndërtuar projekte të mëdha si Hamad Port; Colombo South Terminal port; Marina Bay dhe Greater Southern Waterfront; Port Botany; King Abdullah Port; London Gateway; New Doha Port; zgjerimi i Skagen Port; Port of Beirut; LNG terminal, Estonia; London Gateway; Ras Laffan expansion.

Relacioni për procedurën e veçantë të negocimit

“Ndërtimi do të fillojë ndërmjet muajit të 12-16. Faza e ndërtimit do të marrë 5-6 vjet, por porti do të bëhet operacional brenda kësaj periudhe. Projektligji ka të parashikuar edhe ndërtimin e një zone ekonomike. Kjozonë do të përmbajë ambiente mbështetëse të portit (magazina, terminaletj.), si dhe një zonë industriale, tregtare dhe një zonë rezidenciale pranë kompleksit.

Për vijueshmërinë e operacioneve tregtare dhe industriale projekti, siç raporton revista "Monitor", parashikon edhe ndërtimin e një centrali të ri për prodhimin e energjisë në Karpen, së bashku me zhvillimin e një zinxhiri furnizimi me energji të shumëllojshme, të tillë si një terminal rigazifikimi me gaz natyror të lëngshëm, për t’i shërbyer nevojave më të gjera të vendit dhe rajonit të Ballkanit. Portit dhe zonës ekonomike që do të ndërtohet u nevojiten afërsisht 120-130 MË.

Sipas parashikimeve të projektpropozimit, sasia e prodhuar e energjisë që tejkalon nevojat e zonës së portit, do të tregtohet Brenda vendit ose do të eksportohet në vendet e rajonit, sipas kontratave bilaterale që investitori mund të nënshkruajë me palët e interesuara. Nëse këto kontrata lidhen, prodhimi nga ky central do të rritet afërsisht në 1200 MW, çka do të sjellë kërkesën e një terminali rigazifikimi LNG. Propozimi aktual për ndërtimin e ambienteve mbështetëse të portit dhe zonës rezidenciale është parashikuar të këtë një shtrirje prej 750 ha-sh, me parashikim për t’u zgjeruar me 450 ha brenda 12 muajve, si dhe 500 ha shtesë brenda 5 vjetëve.

Në total, parashikohet që zona të shtrihet në 1700 ha. Projekti parashikon disa alternativa për ristrehimin dhe shpërblimin e pronarëve të tokave ku do të realizohet zona ekonomike. Sipas propozimit, në zonën ekonomike janë regjistruar një total prej 220 strukturash (banesa, ndërtesa të braktisura, ferma, një stacion karburanti I braktisur dhe disa cisterna karburanti).

PORTI-I-KARPENIT.png

Modifikuar më Hënë, 10 July 2017 10:21

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al