Tatimet: Rriten kontrollet në zonat turistike bregdetare dhe malore

Publikuar tek Ekonomi
Hënë, 12 June 2017 13:12

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, organizoi të enjten takimin e Komitetit të Përmbushjes për shqyrtimin e strategjisë dhe planit të masave për sezonin turistik 2017.

Në këtë takim, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, kërkoi marrjen e masave konkrete për të asistuar çdo biznes të çelur rishtaz apo që transferon veprimtarinë përkohësisht në zonat bregdetare dhe ato të turizmit malor.

“Nisur nga të dhënat e institucioneve vendase si dhe operatorëve turistikë pritet një fluks më i lartë turistësh në raport me vitet e shkuara. E gjithë kjo përkthehet në kërkesa për shërbime, të cilat detyrimisht do të ofrohen nga biznesi. Në këtë kuadër administrata tatimore duhet të marrë masa për t’ju përgjigjur në kohë dhe me korrektësi kërkesave të çdo subjekti që do të ushtrojë veprimtarinë e tij në zonat turistike”, u shpreh Vjero.
Më tej ajo theksoi se  administrata tatimore është institucioni që garanton ushtrimin e aktivitetit në kushtet e konkurrencës së ndershme.

“Nga kjo pikëpamje është detyrë e jona të sigurohemi përmes strukturave të posaçme të monitorimit dhe kontrollit, frenimin dhe goditjen e çdo fenomeni të shmangies nga detyrimet fiskale, në respekt të ligjit dhe sipërmarrjes së ndershme”, u shpreh më tej Vjero.

Në këtë sezon qasja ndaj biznesit do jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretisht vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor aty ku do të konstatohen parregullsi.

Komiteti i Përmbushjes shqyrtoi planin e masave për të garantuar ofrimin e shërbimeve konform legjislacionit si përputhja e çmimit të afishuar dhe dokumetuar në pajisjet dhe dokumetacionin fiskal si një përgjegjesi e përbashkët që turistëve vendas dhe të huaj t’ju ofrohet një trajtim korrekt, respektimin e detyrimit për deklarimin korrekt të të gjithë të punësuarve etj. Veç të tjerash plani i masave parashikon informimin dhe sensibilizimin e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve për respektimin e legjilacionit tatimor e do të mbështetet fort në infromimin e gjerë të tyre.

Takimi erdhi pak ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar 6 % për strukturat akomoduese të cilin Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero e vlerësoi si një faktor shtesë i cili do të incentivojë më tej zhvillimin e sipërmarrjes.

Modifikuar më Hënë, 12 June 2017 13:14

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al