Ekonomi në forumin e Beogradit: Shqipëria, klimë të mirë për investimet e huaja

Publikuar tek Ekonomi
Premte, 09 June 2017 08:27

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Milva Ekonomi mori pjesë në forumin “Klima e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor” që u zhvillua në Beograd.

Forumi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Fqinjësi dhe Negociatat e zgjerimit, me qëlllim për të rritur vizibilitetin e mundësive për investime në rajon, për të treguar rastet e suksesit të investimeve dhe për të theksuar rëndësinë e axhendës qeverisëse ekonomike në strategjinë e zgjerimit. Konferenca u zhvillua dy javë pas Dialogut ekonomik financiar mes BE- Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe kreu i Komisionit Europian Johannes Han, i cili mori pjesë në forumin e parë së bashku me Ministren Ekonomi.

Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi foli për rritjen ekonomike të Shqipërisë, që vitin e shkuar ishte më e larta në Ballkan rreth 3.5%. Ministrja tha se këtë rritje ekonomike e kanë konfirmuar gjithë organizmat ndërkombëtare, dhe i fundit ishte vlerësimi i Moodys, që parashikonte se rritja ekonomike e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e qendrueshme dhe pozitive madje më e lartë se parashikimi i mëparshem. Sipas Moodys këtë vit pritet të jetë 3.6 % dhe vitin që vjen 3.8 %.

Raporti i Bankës Botërore 'Doing Business' vlerësoi klimën e të bërit biznes në Shqipëri, ku Shqipëria u rankua e 58-ta në botë duke u ngjitur 32 vende në krahasim me një vit më parë.

Ministrja Ekonomi tha se klima e mirë e biznesit në Shqipëri erdhi si rezultat i reformave strukturore dhe sidomos atyre në lidhje me investimet strategjike.

Ministrja theksoi gjithashtu se komunikimi me biznesin është shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare. Brenda Ministrisë së Ekonomisë, funksionon Këshilli  i Investimeve dhe Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë, ku trajtohen gjithë shqetësimet e biznesit.

Për t’u vlerësuar është fakti se 13 rekomandime që ka bërë Këshilli i Investimeve u morën parasysh dhe u konsideruan në përmirësimin e procedurave tatimore në Shqipëri, tha Ministrja Ekonomi.

Ndërsa Komisioneri Hahn u shpreh se ky forum mbledh se bashku sektorin publik dhe privat, bizneset lokale dhe mentorët e investimeve direkte të huaja, akademi e shoqëri civile dhe përfaqësues nga Europa dhe rajoni dhe që të gjithë ndajnë një qëllim të përbashkët: të nxisim rritjen ekonomike në Ballkanin perëndimor duke eksploruar mundësitë e investimeve në rajon.

Ky forum është vetëm një muaj larg samitit të 4 vjetor të Ballkanit Perëndimor në Trieste, në të cilin në do të promovojmë edhe më shumë integrimin ekonomik rajonal, - tha Hahn. Dhe vetëm dy javë më parë Ministrat e Financave të BE dhe vendeve në zgjerim ranë dakord për rekomandime konkrete për politikat ekonomike. Mesazhi ynë për Ballkanin është i qartë: BE është e vendosur për procesin e zgjerimit dhe ne po punojmë shumë ngushtë në fushat kryesore për rritjen ekonomike- tha Hahn.  

Në këtë forum merrte pjesë dhe kreu i Dhomës së tregtisë së Kosovës, Safet Gerxhaliu dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez.

Modifikuar më Premte, 09 June 2017 08:28

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al