Raporti i KE: Te cilat media besojnë më shumë shqiptarët (HARTA)

Publikuar tek Ekonomi
E Enjte, 08 June 2017 13:00

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit mbi Besueshmërinë e Mediave në 2017-ën. 21 nga 33 shtete besojnë më shumë te radio, ndërsa 11 të tjera ku bën pjesë dhe Shqipëria besojnë te televizioni.

Fake News ishte termi që u bë më së shumti popullor gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe referendumit për anëtarësinë e Britanisë në BE.

Të dyja fushatat politike ishin të prekura nga lajmet e trilluara të cilat bëheshin virale në rrjetet sociale.

Kompania Facebook u përball me një problem shumë të madh në luftën kundër përhapjes së lajmeve të rrema. Kjo përfshinte publikimin e këshillave se si të dalloje një lajm të rremë, krijuan një mjet për identifikimin e trillimeve dhe punësuan agjencitë që do të kontrollonin faktet, në mënyrë që të ndalonin lajmet e rrema përpara se të përhapeshin ngado.

Megjithatë, duket se dëmi i madh tashmë është bërë, për sa kohë mbetet shqetësim i Europës.

Deri më tani media sociale është më pak e besuara në të gjithë kontinentin, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Europian.

Vetëm 36% e qytetarëve të Bashkimit Europian i besojnë mediave sociale, dhe vetëm 21% e tyre i besojnë rrjeteve sociale.

Në secilin prej 33 vendeve të BE-së të anketuara nga Komisioni Europian, numri i atyre që nuk besonin në mediat sociale i tejkalonte ata që e bënin.

Vendet që besonin më pak në lajmet e përhapura në mediat sociale ishin Franca dhe Suedia, sipas analizës së të dhënave të Bashkimit Europian të transmetimit në raportin e 2017-ës për Besueshmërinë në Media.

Analiza tregon se se besimi tek interneti në përgjithësi është dobësuar.

Po rikthehet besimi te tradicionalja

Ndoshta fakti më surprizës, rënia e besimit në mediat sociale dhe tek interneti nuk është reflektuar edhe te llojet e tjera të medias.

Media tradicionale, radio, TV dhe shtypi i shkruar, ishin më të besuara nga qytetarët europianë krahasuar me më parë.

Indeksi i besimit nga EBU, i cili llogarit diferencën midis përqindjes së të intervistuarve të anketës që nuk i besojnë formave të ndryshme të mediave, zbuluan se indeksi i besimit për  radion u rrit nga nga  19 në vitin 2015 në 25 në 2016.

TV në mënyrë të ngjashme pati një rritje, duke arritur  një rezultat të besimit neto prej 1 deri në 4, ndërkohë që niveli i ndjenjave negative ndaj shtypi të shkruar të Europës u dobësua me -7 në vitin 2015 në -2 vitin e kaluar.

Radioja është forma më e besueshme e medias në Europë, ku 59% e njerëzve në të gjithë kontinentin e besojnë atë në vitin 2016. TV ishte forma e vetme e mediave që do të shihej si më e besueshme (50%) sesa si e pasigurt (48% Në të gjithë kontinentin si tërësi).

Ndryshimet rajonale

Megjithëse radioja ishte forma më e besueshme e mediave në Europë në vitin 2016, ka pasur ndryshime të mëdha të preferencave të njerëzve se ku t’i marrin  lajmet e tyre, në varësi se  ku jetojnë në kontinent.

Kryesisht qytetarët e Europës Juglindore, së bashku me ata të Britanisë së Madhe, tregojnë pak besim në shtypin e shkruar, ndërsa qytetarët e Evropës Perëndimore tregojnë më së paku besim në rrjetet sociale.

Besimi në radio dhe TV është më i lartë në vendet nordike.

Në Finlandë, për shembull, 82% e njerëzve kanë tendencë të besojnë në radio dhe 78% besojnë në TV.

Në mënyrë të ngjashme, Suedia – e dyta vetëm për Francën në nivelin e mosbesimit të treguar ndaj mediave sociale – ishte e dyta vetëm në Finlandë në nivelin e besimit që tregonte për radio (82%) dhe TV (72%). /MONITOR/ 

 Harta

harta-me-besueshmerine-e-mediave.png

Modifikuar më E Enjte, 08 June 2017 13:07

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al