Pushimet erdhën, këto janë plazhet më të pastra të Shqipërisë (RAPORTI)

Publikuar tek Ekonomi
Wednesday, 07 June 2017 13:17

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri publikoi sot gjatë një konference për shtyp të dhënat e monitorimit paraprak të cilësisë së ujërave larës përgjatë vijës bregdetare për vitin 2017.

Nga monitorimi i kryer gjatë  muajit Maj 2017, rezulton se këtë vit plazhet shqiptare janë të një cilësie shumë të mirë.

“Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë një monitorim kampionimi në 102 pika përgjatë vijës bregdetare dhe ka realizuar monitorimin e ujërave larës në 20 plazhe. Nga analizat rezulton cilësi shumë e mirë në rreth 99 pika monitorimi pra mund të themi që plazhi mirëpret me një cilësi shumë të mirë uji të gjithë pushuesit”- u shpre. Beqiri.

Duke u ndalur në rezultatet e monitorimit të parë të këtij viti, kreu i AKM-së theksoi se ndërsa kemi një cilësi shumë të mirë të ujërave larës, pastërtia e rërës lë shumë për të dëshiruar.

“Gjatë monitorimit kemi vënë re se kemi problematika përsa i përket jo cilësisë së ujit por cilësisë së rërës. Mungojnë koshat për hedhjen e mbeturinave, mungon informacioni që mund t’u jepet nga pushteti lokal pushuesve me tabela ku të jepen të dhëna për cilësinë e plazheve, pasi është mirë që informacioni të ndahet me qytetarët. Pushteti lokal është ende shumë larg punës që duhet të bëjë,për një mirëmenaxhim të duhur të plazheve.” – tha  Beqiri.

Në bazë rezultateve të fazës paraprake të cilësisë së ujërave larës për vitin 2017 rezulton se:

Cilësia e ujërave larëse është shumë e mirë në plazhet e Divjakës, Velipojës, Tales, Shëngjinit, Gjiri të Lalzit, Golemit, Qerretit, Spillesë, Orikumit, Zvërnecit, Vlorës, Dhërmiut, Himarës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, Sarandë, Semanit, Durrësit dhe Palasës.

Cilësia e ujërave larës është e mirë në 3 pika monitorimi, tek Shkolla e Marinës në Vlorë, tek Kanali i Çukës në Sarandë dhe tek Kompleksi Giardino në Durrës. Të treja këto pika një vit më parë kanë rezultuar me cilësi të keqe të ujërave.

Cilësia e Ujërave larëse është përkeqësuar në 2 pika të plazhit të Durrësit, konkretisht në Plazhin Zhiron dhe Pas Kanalit tek Plepat ku në bazë të analizave të kampioneve të marra, ujërat larës kanë rezultuar me një cilësi të keqe.

Monitorimi paraprak i AKM-së për vitin 2017 është shtrirë në 102 pika nga  99 pika në vitin 2016 dhe 78 pika në vitin 2015 duke rritur në këtë mënyrë monitorimin gjatë gjithë vijës bregdetare. Në listën e plazheve të monituara për herë të parë është shtuar edhe Plazhi i Palasës me dy pika monitorimi të cilat kanë rezultuar të një cilësie shumë të mirë.

Raporti i plotë: KËTU

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al