Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Publikuar tek Analiza & Komente
Tuesday, 16 May 2017 20:51

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunist, ju ishit diku tjeter, e familja juaj se di dhe as nuk dua ta di. Kuptohet nuk e ke provuar mbi supe perndjekjen dhe shtypjen mizore te asaj kohe dhe flet lehte me nje te rene lapsi. Por kjo nuk eshte matematike, e kur te flet goja perpara mendjes, kjo eshte shume e keqe. Ti zoteriu i “Republikes se re” duhet te marresh nje pergjigje, po edhe te mire shume nga Kisha Katolike dhe mbare komuniteti i Krishtere ne Shqiperi qe sot guxon dhe i fyen haptaz. Te pergjithesosh ka qene praktike e ndjekur nga regjimi i kuq, qe ketij populli i piu gjakun deri ne palce, e fshiu me qindra intelektual. E kjo sot ne Shqiperine e 2017-es, jo vetem nuk pranohet, por duhet refuzuar me force. Ne fund te fundit ti nuk bere asgje me shume, veçse nxore koken, pasi ndodh qe ne nje situate ku perplasen shume ide, mendime, interesa e konflikte, gabimisht fati i keq te nxjerr zbuluar ne ate qe nuk do te kishe dashur te dilte kurre ne pah, te pakten publikisht, se duket shpirterisht e ndjen ate qe shpreh.

E pra sot une po ta them publikisht si nje besimtar i komunitetit Katolik ne Shkoder e Shqiperi, se ne keto 27 vite te demokracise Shqiptare, asnjehere nuk me ka perfaqesuar dhe nuk me perfaqesojne ato individ, e as ato partite e “famshme” demokristiane qe i keni shpikur sipas interesave qe keni patur ju te “medhenjte” e skenes politike. E si une, jane edhe shume katolike te tjere, kete ta garantoj !!! Per fat te keq katoliket e mire e te nderuar i keni perndjekur ne forma moderne, por duke i eleminuar siç komunistet dikur, pa ju dhene hapesirat qe meritojne, e ata nuk kane bere ze. Ketu per mua kane gabuar, edhe shume rende, pasi nuk na nenshtroi komunizmi, e jo me ta beni sot ju demokratet, socialistet, e moralistet politik qe nderroni vetem kostume. Mua zoti Basha nuk me perfaqesojne ata ne kuvend, bashki, ish komuna, apo seli te tjera qeveritare qe i ka vendosur krimi, apo pushteti i shfrenuar i ju te gjitheve. As ata te fortet qe ju nuk keni guxuar t’ua permendni emrat, por jeni fshehur pas liderit Berisha, apo zonjes Topalli, qe ne kuvend, e foltore te tjera i kane zbuluar masken e tyre te vertete. Fatkeqesisht jane te paket ato emra te nderuar nga radhet e Katolikeve qe kane arritur te depertojne me veshtiresi, fale punes se tyre, qytetarise qe kane shpirt, ne jeten publike, por kurre duke mos ju dhene mundesine te shkojne me larg sepse gjenden nen goditjen tuaj pa perjashtim, te majte e te djathte. Po te pyes ty zoti Basha si kryetar i PD sot?! Meqe “gogoli” qeveritar ka mbledhur kriminelet katolike te veriut, po ti kë ke promovuar ne lidershipin tend deri me sot?! Kush jane katoliket e nderuar te veriut qe ne partine e madhe opozitare ju ke dhene hapesira, e drejtim? Po te pyes per te kuptuar se cili eshte raporti yt me kete komunitet, e jo per te na thene se ajo çfare ke deklaruar ne kete interviste eshte keqkuptuar?! Une nuk i kam pare, te pakten ki kurajon e mi thuaj publikisht.

Politika mbetet nje mision i veshtire dhe aty nuk presim te kemi prifterinj apo murgesha, pasi ato kane nje “mision” me te shenjte ne jeten e tyre fetare, por presim qytetare te mire e te nderuar, nga te gjitha religjionet e krahinat. Asesi nje politikani te ri si ju nuk i falet dhe as nuk i lejohet, pergjithesimi, e shenja e barazise duke etiketuar ne menyren me te paskrupullt nje komunitet te tere. Katoliket jane ata qe kane vuajtur, e derdhur gjakun e tyre per kete vend, por jane edhe ata qe i kane dhene shume ketij kombi ne art, kulture, ekonomi, po edhe politike !!! Asesi nuk jane ata sharlatanet qe ju permendni e shifni koridoreve, fatkeqesisht edhe te partise tuaj, e te cilet ndonese perfaqesojne nje religjion, ata nuk janë  “KATOLIKET” e Shkodres dhe veriut. Terhiqi pas ato fjale te thena, sepse nuk nderojne partine Demokratike, qe eshte ngritur si nje parti e vlerave dhe kauzave te medha, qe nuk ka lidhje me ndasite as krahinore, e as fetare. Fatkeqesisht po rreshtoheni me ata qe humbin rrugen ne nje moment delikat per vendin, e qe per pak pushtet nuk dijne çfare artikulojne me gojen e mendjen e tyre !!!

Bepin Kolvata

Modifikuar më Tuesday, 16 May 2017 20:58

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al