Gjermania mbështet fuqishëm ekonominë shqiptare, tjetër fond që nxit punësimin, në fokus rinia

Publikuar tek Ekonomi
Premte, 05 May 2017 08:19

Rritet mbështetja e Gjermanisë ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rajonal dhe punësimin, si dhe për të sjellë më shumë shqiptarë pranë punës. Krahas projekteve ekzistuese Qeveria Federale ka vënë në dispozicion edhe një fond tjetër prej gjashtë milionë eurosh.

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz e njoftoi këtë mbështetje shtesë sot në nje aktivitet së bashku me Zv.Kryeministrin shqiptar  Niko Peleshi.‎ 

“Për Qeverinë Federale është e rëndësishme të krijohen perspektiva të zhvillimit profesional, vecanërisht për të rinjtë“, u shpreh Ambasadorja Schütz. Me këto fonde shtesë do të financohen ndër të tjera projekte trajnimi dhe kualifikimi pranë shkollës profesionale të Kamzës si dhe trajnime për aplikime të ndryshme, oferta konsulence profesionale dhe praktika pranë sipërmarrjeve private. Veç kësaj synohet të mbështeten sipërmarrës të rinj, të cilët zhvillojnë ide inovative biznesi.

“Tashmë, janë miratuar nga Qeveria dhe ratifikuar në Parlament  edhe 13 marrëveshjeve të reja  të bashkëpunimit me Gjermaninë duke aktivizuar 31 Milionë Euro Grant dhe 37 Milionë Euro Kredi” – u shpreh Zëvendëskryeministri, Z. Niko Peleshi.‎

Gjermania angazhohet në mënyra të shumta për të krijuar bashkarisht me qeverinë shqiptare perspektiva për të ardhmen në vend. Që prej një gjysmë viti ekziston zyra  gjermane e informimit rreth çështjeve të migrimit, formimit profesional dhe karrierës (DIMAK), e cila mbështet personat në kërkim të një vendi pune për të patur akses në tregun shqiptar të  punës, sikurse edhe informon rreth mundësive të ligjshme të emigrimit drejt Gjermanisë. DIMAK do të marrë edhe 600.000 euro për të zgjeruar veprimtarinë e vet dhe për ta ofruar atë edhe jashtë Tiranës.

Gjermania është donatori më i madh bilateral për Shqipërinë për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në vitet 2017 e 2018 do ta mbështesë atë me gjithsej  100 milionë euro.

Modifikuar më Premte, 05 May 2017 08:29

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al