FSHZH hap tenderat, ja 10 projektet që kushtojnë 82 mln euro

Publikuar tek Ekonomi
Premte, 17 Mars 2017 12:47

Fondi Shqiptar i Zhvillimit që tashmë është shndërruar në levën kryesore te menaxhimit të investimeve publike në rrugë, ka në plan të investojë në dy vitet në vijim një shumë prej 82 milionë eurosh. Sipas planit që vetë FSHZH ka shpallur zyrtarisht shuma do të investohet në 10 projekte, që përfshijnë infrastrukturën rrugore.

“Në kuadër të iniciativës së Qeverisë Shqiptare për financimin e projekteve prioritare të infrastrukturës rrugore, FSHZH është angazhuar për përgatitjen e paketës së financimit e procedurave te tenderimit te cilat do ti hapin rrugë fillimit të punimeve civile në terren. Aktualisht janë shpallur procedurat për tenderimin e punimeve civile 10 segmente rrugore”, thuhet në planin e investimeve për vitet 2017-2018 të FSHZH-së.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të akorduara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Gjatë viteve 2014-2015 janë miratuar 63 objekte të ndryshme me vlerë totale 7.09 miliardë Lekë, të cilat zbatohen nga FSHZH.

Këto financime janë fokusuar në disa drejtime prioritare: 38 Projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj urbane, (Hyrjet e Tiranës nga Durrësi dhe Elbasani, Sistemimi i 2 shesheve në Tiranë, Unaza e Divjakës, Rruga Transballkanike në Vlorë, Mbushja me rërë e plazhit Vlorë, rruga e Dajtit, Sheshi i Kukësit, Shëtitorja Himarë, etj);

Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.

Programi, deri në Dhjetor 2015, është financuar në shumën rreth 368 milionë USD dhe ka avancuar në të gjithë komponentët e tij.

Ja projektet që do të financohen gjatë 2017-2018 nga Fondi i Shqiptar i Zhvillimit sipas "Monitor".

1- “Sistemim asfaltim i rrugës Kastriot – Arras”

2- “Ndërtim i unazës se qytetit bashkia Vau Dejës”

3- “Rikonstruksioni i rrugës Fushe Kruje-Thumane”

4- “Rikonstruksioni i rrugës “Taulantet”, pedonales dhe KUZ ne UBT”

5- “Rehabilitim dhe veshje me asfalt i rrugës Fushe Arrëz (K/Hadroit) – Reps (Rotonda)”

6- “Ndërtim Asfaltim i rrugës Cërrik – Belsh – Dragot – Kuçove – Ure Vajgurore (Segmenti Degëzim Grekan – Dragot)”

7- “Rikonstruksioni i rrugëve 2; 3; 4 dhe paralele në Golem, Kavajë”

8- “Sistemim Asfaltim Rruga Qafë Plloçe-Pogradec dhe Unaza Pogradec”

9- “Sistemim asfaltim rruga Unaza Korçë- Voskop-Polene-Korce”

10- “Ndërtim i rrugës Unaza e Re, Peshkopi”

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit në KQZ

Analiza & Komente

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al