Proçesi i dixhitalizimit, Qeveria paguan 5 milion euro për mediat private

Publikuar tek Ekonomi
E Enjte, 16 Mars 2017 21:18

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një fond që i tejkalon 5 milionë euro.  Një projektligj i propozuar nga ministria e Financave dhe ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, i depozituar në Kuvend më 13 mars 2017 parashikon kompensimin e pjesshëm të kostove shtesë për investimet në teknologji që shoqëruan kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike.

Sipas projektligjit, 1/5 e fondit do t’u vihet në dispozicion operatorëve ekzistues lokalë/rajonalë, të cilët duhet të paguajnë një tarifë për të transmetuar në rrjetin numerik të RTSH-së apo në rrjetet e tjera të licensuara numerike.

2/5 e fondit parashikohet të mbulojë investimet e shkuara dëm të operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike dhe po kaq pritet të përfitohet nga operatorët privatë historikë kombëtarë-Top Channel dhe TV Klan.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive, 70 operatorë lokalë dhe rajonalë pritet të përfitojnë nga fondi i vënë në dispozicion për të mbuluar një pjesë të kostove të tyre për transmetimin në rrjetet numerike.

Ndërkohë, operatorët me eksperiencë në platformat numerike, të cilat pritet të kenë akses në kompensim, sipas të dhënave të AMA janë Vizion +, Digitalb, Tring, Supersport dhe Alsat.

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend dhe relacionin shoqërues thuhet se ky vendim nuk do të shkaktojë kosto për buxhetin e vitit 2017, pasi do të mbulohet nga dhënia e të drejtave të përdorimit të frekuencave të Dividentit Numerik 1 për kompanitë celulare. Aktualisht, Dividenti Numerik 1 vazhdon të jetë i zaptuar nga operatorët që transmetojnë në analog.

Qeveria parashikon që AKEP të sigurojë rreth 80 milionë euro të ardhura nga dhënia e frekuencave të Dividentit Numerik 1 dhe 10 për qind e këtij fondi do t’u kthehet mbrapsht operatorëve televizivë.

“Ky ligj ka për qëllim të krijojë kushtet për lirimin e Dividentit Numerik 1, që përdoret aktualisht për transmetime audiovizive, dhe vënien e frekuencave të tij në përdorim të rrjeteve të komunikimeve të lëvizshme, sipas legjislacionit në fuqi për komunikimet elektronike dhe mediat audiovizive,” thuhet në projektligjin e dorëzuar në Kuvend.

Projektligji i jep të drejtën Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA të administrojë fondet e kompensimit financiar për mediat audiovizive. Ai përcakton gjithashtu se subjektet që kanë ndërprerë aktivitetin, ato që nuk afektohen nga kalimi i transmetimeve nga analoge në numerike dhe subjektet që kanë detyrime ndaj AMA-s të përjashtohen nga e drejta e kompensimit financiar.

I nisur prej qershorit 2012 si një kusht i Bashkimit Europian, procesi i dixhitalizimit në Shqipëri është shoqëruar me zvarritje të shumta, akuza për favorizime dhe procese të vazhdueshme gjyqësore.Përgjatë kësaj kohe, AMA çeli dy herë procedurën për shpërndarjen e pesë licensave numerike kombëtare, por dështoi t’i përmbyllte ato.

Në mars 2016, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi t’u japë tre prej licensave subjekteve “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Digit-Alb”. Më pas, AMA i dha licensën e katërt operatorit Vizion Plus dhe më 27 janar 2017 shpërndau edhe licensën e fundit për kompaninë ADTN, e cila  zotërohet gjithashtu 100 % nga Digit-Alb./BIRN

Modifikuar më E Enjte, 16 Mars 2017 21:23

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al