Përplasja Bankers-Qeveri për 60 milion dollarë, në skandal përfshihet dhe eksperti ndërkombëtar

Publikuar tek Ekonomi
E Enjte, 16 Mars 2017 20:56

Skema e përdorur nga kompania Bankers Petroleum për të fshehur të ardhurat në mënyrë që të shmangë pagesën e tatim – fitimit tek shteti shqiptar, dyshohet se përfshin edhe një nga katër kompanitë me të mëdha në botë në fushën e ekspertizës financiare.

Bankers Petroleum dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord për të kontraktuar kompaninë Price Ëater House Cooper për t’i dhënë zgjidhje përplasjes për 60 milion dollarë taksa që tatimet pretendonin se Bankers duhet t’i kishte paguar që në vitin 2011.

Price Whater House Cooper i ka dhënë të drejtë Bankers. Por një nga firmat më të mira ligjore në arenën ndërkombëtare, Curtis, pas shqyrtimit të dokumentacionit te kompanisë dhe tatimeve, ka arritur në përfundimin se vendimi i Price Whater House Cooper eshte dukshëm i njëanshëm.

Ky fakt pohohet për Televizionin Klan nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nëse do të vërtetohet se eksperti i huaj ka marrë vendim qëllimisht në favor të Bankers Petroleum, ky skandal do te marrë përmasa ndërkombëtare.

Nisur nga vendimi i PWHC, kreu i AKBN –së shkon edhe me tej ne dyshimet për implikimin e Bankers Petroleum në afera të dyshimta me qëllimin e vetëm për të shmangur pagesën e taksës se tatim fitimit, e cila është në vlerën e 50%.

Ai thotë se para një viti Bankers i ka ofruar një marrëveshje për të paguar 40 milion dollarë tatime për vitin 2011, ndërsa çështja vazhdonte në arbitrazhin ndërkombëtar. Një ofertë kjo që provon së Bankers pranonte se kishte shmangur pagën reale te taksave.

AKBN pranon se ka bere tre auditime, ne vitin 2011, 2012 dhe 2013-ën, ku janë gjetur miliona dollarë shpenzime të fryra. Fryrje e cila është bërë me qëllimin e vetëm që të shmangej pagesa e tatim fitimit.

Burime nga AKBN thonë se dyshohet qe skemën e mashtrimit duke fryre shpenzimet për të mos deklaruar fitime vetëm për të shmangur pagesën e tatim fitimit, Bankes Petroleum e ka përdorur për afro 10 vjet me radhë. Në këtë mënyrë Bankers Petroleum dyshohet se i ka fshehur shtetit shqiptar qindra miliona dollarë taksa, në vend që të shkonin për të paguar dëmet që i ka shkaktuar zonës Zharrzës, kanë përfunduar në xhepat e drejtuesve dhe pronareve te Bankers Petrolium. 

Modifikuar më E Enjte, 16 Mars 2017 21:04

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al