Tregu “mbytet” me naftën vendase, vetëm një kompani importoi nga jashtë

Publikuar tek Ekonomi
Wednesday, 15 Mars 2017 10:38

Importet e karburanteve shënuan rënie pikiatë në muajin janar të vitit 2017. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë janarit u importuan vetëm 21,899 tonë karburante me një rënie 38 për qind në krahasim me janarin e vitit 2016.

Burimet nga tregu pohojnë për “Monitor” se shkak për këtë rënie është bërë vënia në funksion e rafinerisë së përpunimit të Naftës, ARMO. Uzina  që u rikthye në punë në fund të vitit të kaluar duket se ka përmbushur gati 30 për qind të kërkesës vendase për naftë. Vetëm Kastrati rezulton të ketë importuar naftë në janar, ndërsa operatorët e tjerë janë furnizuar në tregun e brendshëm.

Sipas të dhënave që ka nxjerrë me herët Ministria e Energjitikës, nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsumin do të jetë 375 mijë tonë në vit, duke përmbushur gati 60% të konsumit në vendi cili vlerësohet rreth 550-600 mijë tonë në vit.

Në shtator të vitit të kaluar Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar offshore në ishujt Britanikë Virginë.

Në të njëjtën periudhë, prodhuesi më i madh i naftës në vend Bankers Petroleum njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me Jonian Refining dhe Trading për t’i shitur asaj deri në 65% të prodhimit të naftës bruto te IRTC.

ARMO përveçse plotëson një pjesë të madhe të nevojave për naftë të tregut vendas, gjithashtu është furnitor i madhe i këtij produkti në Kosovë dhe në Shqipëri.  Ky fenomen ndodhi edhe në vitin 2015, kur kompanitë TPD Drilling dhe Deveron shfrytëzuan nëpërmjet qirasë rafinerinë. Nafta e vendit gjatë 2015 plotësoi gati me 25 për qind te nevojavet e konsumit vendas, teksa ishte produkti më i eksportuar në Kosovë.

Por pavarësisht këtij rendimenti qeveria shqiptare ka vështirësi të mbledhë akcizën e prodhimit vendas të naftës, në krahasim me naftën e importit. Në vitin 2015 të ardhurat nga akciza shënuan rënie dyshifrore kryesisht nga ky fakt.

Një tjetër shqetësim është cilësia e naftës për të cilën nuk ka informacion nga autoritetet nëse është e një niveli të pranueshëm për t’u përdorur nga automjetet.

Modifikuar më Wednesday, 15 Mars 2017 10:41

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit në KQZ

Analiza & Komente

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al