Ministria e Bujqësisë bën bilancin: Ja dëmet në disa rrethe nga ngricat, në sera dhe kultura të ndryshme

Publikuar tek Ekonomi
Wednesday, 11 Janar 2017 15:37

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, njofton se pas dëborës së ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dëmet në sektorin e bujqësisë kanë qenë të pranishme në disa zona. Ndërkohë, që nga raportimet e ditës së sotme, deri në orën 14.00 nga Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe dhe Shërbimi Veterinar, nuk ka asnjë zonë, në të gjitjë vendin, që ketë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtinë, përveç një rasti në Gramsh, ku një fermer i zonës kërkon ndihmë për furnizimin me koncentrat për ushqimin e gabëtive.

Raportimet e mbërritura nga Drejtoritë e Bujqësive për situatën në qarqe, janë si më poshtë:

Gjirokastër

Deri tani, nuk ka dëmtime nga temperaturat e ulëta.

Tiranë

Sipas informacioneve të specialistëve të terrenit, në Qarkun e Tiranës nuk ka problematika të shkaktuara nga moti i ftohtë i diteve te fundit.

Durrës

Bashkia Durrës  

Dëmtime të vogla në agrume

Bashkia Shijak

Dëmtime të vogla në Agrume

Bashkia Krujë

Dëme ka kryesisht nëpër sera, përkatësisht në Njësitë Administrative si më poshtë:

        - Thumanë, serë 300 m2 sallatë, 300 m2, spinaq.

-          F/Krujë, në serat e Agro–Investit,  3 dynymë lakër dhe brokoli, 2 dynymë sallatë.

-          Nikël, serë 300 m2 sallatë.

-          Bubq,  në sera, 1500 fidanë domate, 2.7 dynymë sallatë, 2.5 dynymë spinaq.

Berat

Njesia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore - 38 ha domate

Njesia Adminstrative Poshnje, Bashkia Ure Vajgurore - 18 ha  domate, 6 ha speca, 1.6 ha trangull

Njesia  Administrative Otllak, Bashkia Berat -   2 ha  domate

Njesia  Administrative  Kozare, Bashkia Kuçovë -  10 ha domate

Njesia Administrative Perondi, Bashkia  Kuçovë - 4 ha domate

Serra ne prodhim:

Njesia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore         - 2 ha  domate

Njesia Administrative Kozare, Bashkia Kucove                  - 1 ha domate     

Elbasan

Në sektorin e Bujqësisë dhe të Blegtorisë nuk ka probleme. Ndërsa në lidhje me bazën ushqimore për bagëtinë, një fermer nga fshatrat e thella, ka kërkuar ndihmë për furnizimin me ushqim (koncetrat) të disa bagëtive të tij.

Fier

Ju informojmë se, nga raportimet e ekstensionisteve te terrenit ne zona per situaten e krijuar nga ulja e ndjeshme e temperaturave te diteve te fundit dhe ne vazhdim jane evidentuar probleme veçanerisht ne kulturat perimore dhe luleshtrydhe te mbjella ne ambjente te mbrojtura (ne sera), agrume,etj  si me poshte:

Ne Njesine Administrative Frakull, ne 52 ha te mbjella me luleshtrydhe ka demtime te konsiderueshme prodhimi (te frutave te pa vjela, squllosje te frutit, demtim  dhe abortim te lulerise). Ne gjithe siperfaqen e mbjelle ne sera me kete kulture, deri tani nuk ka demtim te bimeve por vetem te prodhimit te gatshem. Po keshtu ne kemi demtime  te prodhimit te pa vjele te domates ne sera ne 3 ha ose rreth 1000 kv.

Ne Njesine Administrative Cakran, ne 3 ha te mbjella me luleshtrydhe, ka demtime te konsiderueshme prodhimit te pavjele dhe te lulerive. Kemi demtim te prodhimit te pa vjele te domates ne sera ne 0.2 ha ose 200 kv.

Ne Njesine Administrative Zharrez  ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne ditet e fundit te muajit dhjetor 2016  ne 10 fermere, te fshatrave Zharrez dhe Fshat i Ri ne siperfaqen prej rreth 3 ha. Raportohet edhe per prekje dhe tronditje te rreth 2000 rrenje agrume, per demtimin e  te cilat do te gjykohet me vone.

Ne Njesine Administrative  Strum, ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne  20 fermere te fshatrave Suku 1, Suku 2 dhe Arapaj, ne siperfaqen prej rreth 4.5 ha dhe demtim te prodhimit te pavjele ne 2 ha domate ose rreth 400 kv.

Ne Njesine Administrative Portez ka demtime te prodhimit te domates te pavjele  ne sera ne 2 ha ose rreth 1000 kv.

Ne Njesine Administrative  Libofshe  ka demtime te prodhimit te domates te pavjele  ne sera ne 1.22 ha ose rreth  650 kv ne 5 fermere, si dhe demtim te fidanit te domates se porsa mbjelle ne 0.1 ha. Demet jane ne fshatrat Daullas, RrethLibofshe,Vanaj, Metaj dhe Libofshe. Raportohet  edhe per prekje dhe tronditje te 1.3 ha  ose  rreth  700 rrenjeve agrume, per demtimin e  te cilat do te gjykohet me vone.

Ne Njesine Administrative  Dermenas  ne fshatin Muçaj ka demtime te prodhimit te luleshtrydhes  te pavjele  ne sera ne 0.8 ha, nga te cilat ne 0.33 ha ka prodhim te prodhimit te gatshem , ndersa ne pjesen tjeter te siperfaqes mbjellja eshte me e vone.

Ne Bashkine Roskovec  eshte demtuar te 1 fermer  prodhimi ne  0.44 ha me luleshtrydhe   ne Roskovec dhe 0.2 ha me luleshtrydhe ne fshatin Luar ne 1 fermer.

Jane demtuar gjithashtu fidanet e domates te mbjelle ne 2 fermere ne Roskovec  per siperfaqen 1.1 ha dhe ne fshatin Kuman demtuar prodhimi i pa vjele i domates ne 0.3 ha sera  ose 200 kv.

Ne Njesine Administrative  Qender    ne fshatin Daullas jane demtuar 1.3 ha me sera ne 2 fermere , nga te cilat 0.3 ha me demtim te fidanit te porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim te pa vjele ose rreth 500 kv domate. Ne fshatin Drize te 1 fermere jane demtuar fidanet e porsa mbjelle  ne  0.2 ha me domate. Ne fshatin Zhupan ka demtime te prodhimit te domates se pa mbjelle ne  10 fermere ne sipaerfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit te vjeljes.

Ne Njesine Administrative Levan jane demtuar ne fshatin Levan  fidanet e domates se mbjelle  ne   0.5 ha sera, ne fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga te cilat 0.14 ha me fidane te mbjelle dhe  0.11 me prodhim rreth 100 kv. Ne fshatin PishePoro ne 2 fermere eshte  demtuar  prodhimi  0.45 ha me luleshtrydhe.

Ne Njesine Administrative  Mbrostar   ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne  5 fermere ne siperfaqen prej rreth 1.5 ha  dhe demtim te prodhimit te pa vjele ne 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet  edhe per prekje dhe tronditje te 9 ha  ose  rreth  5000 rrenjeve agrume (portokalle, limona dhe manderina), per demtimin e  te cilat do te gjykohet me vone.

Ne Bashkine Patos  eshte demtuar ne 1 fermer  prodhimi ne  0.3 ha me luleshtrydhe.

Ne Bashkine Fier  eshte demtuar  ne 1 fermer  prodhimi i domates se pa vjele ne  0.3 ha me domate ose me rreth  300 kv.

Ne Njesine Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) eshte demtuar prodhimi i pa vjele i domates ne 0.5 ha ne sera ose 350 kv, ne 1 fermer.

Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i  ekstensionisteve te zonave  eshte demtuar:

1.         Ne luleshtrydhe  ne sera  siperfaqja prej 56.72 ha, kryesisht te prodhimit te gatshem dhe te lulerise.

2.         Prodhimi i pa vjele i domates ne serat e mbjella si kulture e dyte ne 18.13 ha  ose rreth 8200  kv , ku kemi siperfaqe qe jane ne fillim te vjeljes dhe deri ne perfundim te saj.

3.         Demtim te fidanit te mbjelle ne sera ne ditet e fundit te dhjetorit  2016 ne siperfaqen prej 11.34 ha  me domate.

4.         Ne agrume te evidentuara deri me tani  kane pesuar tronditje ose tharje ne rreth 20-30 % te kurores se bimeve  rreth 10 ha ose 7000 rrenje.

Vlorë              

Po Ju bejme me  dije se  nga  temperaturat e ulta  te  diteve te fundit  ka demtime ne disa kultura  ne Qarkun e Vlores.

Ne NJ.Ad Novosele  jane  demtuar  1.5 ha domate 0.2 ha luleshtrydhe 0.5 ha sallate 0.5 ha spinaq.

ne Nj.Ad Qender jane  demtuar  1.3 ha domate, 0.3 ha sallatë

Nj.Ad.shushice demtuar 0.2 ha domate  dhe 0.3 ha spinaq

Korçë

Lidhur me situaten per motin e keq ne zonen e Korces ju bejme me dije se edhe pse ka rene debore dhe temperaturat variojne nga  -8 grade C deri ne -16 dhe 17grade C deri tani nuk ka deme per t’u raportuar.

Vlorë

Ngricat  e  vazhdueshme te diteve te fundit dhe debora e rene kane shkaktuar dëme si me poshtë: Kademtime te perimeve ne sera si:

1.6 ha domate eshte e demtuar, nga kjo 1.3 dynyme eshte shkulur fare. Ka te demtuar 0.4 ha lulelaker.

Demtime ka edhe ne luleshtrudhe, ne nje siperfaqe prej 0.2 ha, sallate 0.1 ha, spinaq 0.3 ha. Në një tjeter zone, ka 0.5 ha sallate te demtuar

Nefshatrat Oshtime, Panaja  jane demtuar 12 dynyme domate dhe 2.7 dynyme sallatete

Ne Nj.Administrative Shushice, ka te demtuara 0.2 ha domate dhe 0.3 ha spinaq

Demtime jane kostatuare dhe ne rrethin e Sarandes, ne agrume, duke demtuar prodhimin e pavjelur, si dhe lastaret e rinje ne zonen e Konispolit, Xarres dhe ne Rrethin e Delvines.

Lushnjë

Dëmtime ka pasur edhe në rrethin e Lushnjës, konkretisht në fshatrat Gradisht, Allkaj, Bubillimë, Hyzgjokaj, Dushk dhe Lushnjë qytet, në një total prej 13 hektarë me domate, 1 ha me speca, 1.5 ha me tragull.

MBZHRAU njofton se, ekstensionistët e Drejtorive të Bujqësisë në të gjitha rrethet e vendit janë në terren e po ashtu edhe punonjësit tjerë të kësaj strukture dhe ata të Shërbimit veterinar. Të gjithë fermerët dhe blegtorët, të cilët iu shkaktohen dëme apo kanë probleme me mungesën e bazës ushqimore, janë të lutur të kontaktojnë më Drejtoritë e Bujqësisë në rrethin e tyre, me qëllim që strukturat tona t’ju vijnë në ndihmë.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit në KQZ

Analiza & Komente

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al