Inspektim i beftë në Kakavije në 02.00 të mëngjesit, ja se ç’gjen zv.drejtori në Doganë Featured

Publikuar tek Ekonomi
Tuesday, 10 Janar 2017 14:58
Makinat e antikontrabandes dje ne doganen e Kakavies Makinat e antikontrabandes dje ne doganen e Kakavies

Eshtë ora 02.00 e mëngjesit të 10 janarit në doganën e Kakavies. Temperaturat shënojnë minus 16 gradë. I ftohti i acartë duket se i ka mbyllur dyert e doganës dhe të kufirit por jo të njerëzve aty.

Pakkush mund të mendojë se zv.drejtori i Doganave Besmir Qibini do të bëjë një kontroll të beftë në doganën më të madhe shqiptare ku qarkullimi i mallrave dhe njerëzve është edhe më i madh.

Por, në të gjithë atë të ftohtë, edhe pse është ora 02.00 e mëngjesit, një makinë e antikontrabandës është në doganë.

Inspektimi i beftë, duket se nuk i ka gjetur të papërgatitur punonjësit e antikontrabandës. I vetmi detaj që mund të shënohet, është se punonjësit, për shkak të të ftohtit të madh, nuk qëndronin jashtë por brenda në makinë.

“Përshëndetje shef”. Punonjësit të antikontrabandës që raporton te drejtori, mund ti dallosh vetëm sytë. Kapele e doreza të trasha, dhe një golf po ashtu i trashë që shkon deri tek sytë. Raporton se nuk është shënuar asgjë e pazakontë gjatë mbrëmjes, por edhe një dite më parë.

E ndërsa në orën 02.00 të mëngjesit një makinë hyn në doganë, janë edhe policët e kufirit që afrohen për të përshëndetur dhe të pyesin se çfarë po ndodh.

“Thjesht inspektim” është përgjigja zyrtare. Të kapur papritur, zyrtarët e shtetit në Kakavije janë të kënaqur që inspektimi i ka gjetur në punë, jo në shtëpi pranë zjarrit a duke fjetur nën jorganin e ngrohtë, çka mund t’u shkaktonte edhe paralajmërimin për largimin nga detyra.

dogana2

“Si ka shkuar puna? Ka probleme nga kufiri grek me emigrantët”, pyes kurioze kur ora po shkon 02.30 dhe ca flokë të lehtë dëbore kanë filluar të bien edhe në Kakavije.

“Jo, jo, - përgjigjet i qetë polici i kufirit. – Deri tani nuk ka probleme. Jemi duke punuar mirë. Pastaj fluksi më i madh i qytetarëve e kanë kaluar kufirin në 5 ditët e para të janarit. Sepse fillojnë punërat e shkollat. Nuk kemi pasur probleme”.

Për zv.drejtorin, inspektimi i beftë në Kakavije nis nga Tirana. Makina niset në orën 11.00. Një procedurë, që siç thotë, Besmir Qibini e bën herë pas here thuajse në të gjitha doganat në vend.

“Nuk besoj se pret ndokush që drejtori të dalë vetë 10 ditët e para të janarit. Megjithatë, kemi punuar shumë për të pasur një personel që në çdo moment i përgjigjet situatës”. Rruga e kthimit kalon në një bisedë për të parë në fakt se si ka qenë viti i kaluar për rezultatet e antikontrabandës.

Sepse, po të dëgjosh zërat opozitarë, në Shqipëri shumica e mallrave hyjnë kontrabandë në vend.

“Unë nuk dua të merrem me deklaratat. Politika ka punën e vet. Ajo për të cilën raportojmë, ka të bëjë me rezultatet. Dhe nuk janë pak por 231 kontrolle të grupeve të antikontrabandës. Kanë synuar jo vetëm mallra të pronësisë intelektuale që më së shumti vijnë nga Turqia me Turkish Airline, por edhe mallrat e akcizës, më së shumti kafe, karburant apo të tjera”, tregon rrugës në kthim Qibini.

Dhe 540 anije janë kontrolluar në hyrje dhe 587 në dalje me mallra të ndryshme. Por mbi këtë numër, janë edhe anijet që janë kontrolluar me naftë, benzinë apo edhe vajguri për avionët.

Kafja, cigaret dhe mallrat e tjera të akcizës kanë qenë në fokus. Në 23 raste që kanë qenë me rrisk – tregon Qibini, - sipas informacioneve që vijnë edhe nga agjenci të tjera ligjzbatuese, kemi konstatuar 10 shkelje kontrabande.  Ka ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është që të gjitha strukturat janë në punë për të mos lejuar kontrabandën e evazionin fiskal”.

dogana3

Kur largohesh nga dogana e Kakavijes në orën 03.00 të mëngjesit, pasi ke biseduar për disa minuta me policët dhe zyrtarët e doganës në krye të detyrës, kupton se të gjithë ata që janë poshtë strukturave drejtuese punojnë fort, edhe pse emrat nuk u përmenden askund.

Ajo që të bën përshtypje, është vetëm flamuri shqiptar i shplarë dhe i grisur në doganë, në anën shqiptare.

Era e fortë e valëvit, por flamuri, nuk ka asgjë nga shkëlqimi që duhet të ketë. Të paktën, duhet ta ndryshojnë. Dhe këtë, mund ta kërkojnë edhe zyrtarët e policisë atje. Eshtë shenja dalluese që të tërheq vëmendjen. Dhe duhet medoemos të shkëlqejë. 

dogana1

Modifikuar më Tuesday, 10 Janar 2017 15:10

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si e kuptoni strategjinë e opozitës:

Analiza & Komente

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

"Je suis Romania!!"

Nga Afrim Krasniqi ...

Kryeministri…

Nga Edmond Arizaj Edi Rama vazhdon të ngjitet. Që në s...

Kush fitoi me shkarkimin e Manjanit: Rama apo Meta?

Nga Blendi Fevziu Telenovela nuk mbaroi. Edhe pse ajo shërbeu p&...

3 skenarët: Ja çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Metën këtë javë

“Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë...

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbre...

Fred Peza dhe shpërthimi i qelbit nga gazetaria e infektuar!

Nga Ylli Pata Alfred Peza nuk është një viktimë ...

Dossier

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al