Ahmetaj takim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat e gazit

Publikuar tek Ekonomi
E Enjte, 05 Janar 2017 20:02

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një takim me strukturat në varësi, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të kontrolleve në pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e zbatimit korrekt të ndryshimit të bërë në ligjin për akcizat, me aplikimin e akcizës 8 lekë/litër për gazin e lëngshëm, vetëm për përdorim nga automjetet.

Organet e kontrollit në varësi të tatimeve dhe doganave, janë urdhëruar të ndërmarrin masa të menjëhershme për subjektet abuzuese në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve në zbatimin e ligjit dhe manipulimit me cmimin e tregtimit të gazit të lëngshëm në dëm të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.

Kontrollet do të nisin menjëherë dhe do të shtrihen në të gjithë vendin. Ministria e Financave sqaron edhe njëherë se ndryshimi në ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, i cili hyri në fuqi në datën 1 Janar 2017 me Paketën e re Fiskale, nuk parashikon asnjë kosto shtesë për qytetarët dhe sipërmarrjen.

Konkretisht, në Nenin 4 të ligjit, sqarohet se: “Produktet energjetike që klasifikohen në grupin E500 me Kodet e NK 27 11, i nënshtrohen pagesës së akcizës sipas shtojcës nr.1 të këtij ligji, vetëm nëse këto produkte janë për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh. Procedura e aplikimit të kësaj dispozite përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Ndryshimi në ligjin për akcizat, u bë në kuadër të përafrimit me Direktivën 2003/96/EC– diferencim i normës së akcizës për gazin për përdorim si produkt energjitik dhe në harmonizim me praktikën e ndjekur nga vendet e rajonit, ku Shqipëria ka akcizën më të ulët prej 5.7 cent/litër.

Ministria e Financave thekson angazhimin maksimal të strukturave të tatimeve dhe doganave në funksion të garantimit të zbatimi korrekt të ligjit dhe fton qytetarët të raportojnë cdo rast abuzimi që ata konstatojnë në treg.

Modifikuar më E Enjte, 05 Janar 2017 20:05

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al