Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

Publikuar tek Dossier
Premte, 19 August 2016 09:44

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton  lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.

Clinton është një politikan amerikan dhe ishte Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Më parë ai ka qenë Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Clinton është anëtar i Partisë Demokratike, ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së si dhe për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Biografia

Bill Clinton, ose me emrin e plotë William Jefferson Blythe III, u lind më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas. Babai i tij William Jeffersona Blythe të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksdent automobilistik tre muaj para se të lindte Bill. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me tri gra tjera në të njëjtën kohë dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.

Bill jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e saj në Hope. Kur Bill mbushi 1 vjeç e ëma e tij shkoi në Neë Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën gjyqërit. Kur Bill i mbushi 4 vjeç e ëma e tij u martua me Roger Clinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin Ëilliam Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prinderit u shpërngulën në Hot Springs, Arkansas.

Jeta për Billin dhe nënën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Rogeri ishte alkoolist dhe bixhozxhi dhe shpesh paratë e fituara i humbte duke luajtur bixhoz, jo vetëm të tijat por edhe të bashkëshortes së tij.

Ai e rrihte dhe keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllain e tij më të vogël Roxher Junjorin, i cili kishte lindur në vitin 1956 i keqtrajtonte verbalisht.

Billi ishte shumë i lidhur me të ëmën dhe nganjëherë ishte munduar ta mbronte të ëmën nga njerku që e rrihte dhe kjo e solli edhe deri te konfliktet serioze me njerkun e tij.

Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Bill më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967.

Clinton vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqsuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.

Në kuadër të këtij programi ishte debatuar për të drejtat e e qytetarëve. Me këtë rast në kuadër të këtij programi takohet me presidentin J.F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë.

Clintoni përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetoën në Washington, ku zgjoi interesin për mardhënjet ndërkombtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori Ëilliam Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.

Clinton ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vjetnamit, gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicago. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975. Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton, e cila lindi më 27 Shkurt 1980.

Karriera politike 1978-1992

Pas diplomimit nga Yale Laë School, Klinton u kthye në Arkansas dhe u bë profesor në Universitetin e Arkansasit. Një vit më vonë, ai kandidoi për Shtëpinë e Përfaqësuesve në vitin 1974. John Paul Hammerschmidt, mundi Clintonin me një diferencë % 52-48%. Pa opozitë në zgjedhjet e përgjithshme, Clinton u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Arkansas në vitin 1976.

Klinton, si Guvernatori i sapozgjedhur i shtetit Arkansas duke u takuar me presidentin Jimmy Carter në vitin 1978.

Ai u zgjodh Guvernator i Arkansas në 1978, duke u bërë guvernatori më i ri në vend, në moshën 32- vjeçare. Ai punuoi mbi reformën arsimore dhe rrugët e Arkansas, dhe gruaja e tij Hillari udhëhoqi një komitet të suksesshëm në reformën e kujdesit shëndetësor urban. Megjithatë, mandati i tij përfshinte një taksë jopopullore për automjetet dhe zemërimin e qytetarëve mbi ikjen e refugjatëve Kuban (nga boatlift Mariel) të arrestuar në Fort Chaffee në vitin 1980. Monroe Schwarzlose nga Kingsland në Cleveland County, fitoi 31% të votave kundër Klinton në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokratike për guvernator të vitit 1980. Disa sugjeronin se pjesëmarrja e paparashikuar e vtuesve të Schwarzlose shkaktoi humbjen e Klintonit në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti nga sfidanti republikan Frank D. White. Klinton ka thënë me shaka se ai ishte ish-guvernatori më i ri në historinë e vendit.

Klinton iu bashkua firmës së avokatëve të mikut të tij Bruce Lindsey Ëright, “Lindsey dhe Jennings”, duke e kaluar shumicën e dy viteve të ardhshme të punës për fushatën e re e tij zgjedhore. Klinton u zgjodh përsëri guvernator në vitin 1982 duke mbetur në këtë detyrë për dhjetë vjet.
Ai ndihmoi në Arkansas për të transformuar ekonominë e tij dhe të përmirësojë ndjeshëm sistemin arsimor shtetëror. Ai u bë një figurë kryesore ndër demokratët e Rinj. Demokratët e Rinj, të organizuar brenda Këshillit të Lidershipit Demokratik (DLC) ishin një degë e Partisë Demokratike, që bëri thirrje për reforma sociale dhe qeveri më të vogël, një politikë të mbështetur nga demokratët dhe republikanët. Ai shërbeu si Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve më 1986-1987, duke e çuar atë në një audiencë përtej Arkansas.

Klinton ndihmoi në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e prioriteteve të larta arsimore. Për të moshuarit, ai hoqi taksën e shitjes së medikamenteve dhe rriti përjashtimet nga taksat pronarët e shtëpive.

Në fillim të viteve 1980, Klinton e bëri reformën e sistemit të arsimit në Arkansas një përparësi kryesore. Komiteti i Standardeve të Arsimit të Arkansasit, i kryesuar nga gruaja e Klintonit, Hillary Rodham Clinton, avokate dhe Kryetare e Korporatës së Shërbimeve Ligjore, transformoi sistemin arsimor të Arkanzasit, duke e shndërruar atë nga më të keqin në SHBA, në një ndër më të mirët. Kjo është konsideruar nga shumë vetë si arritja më e madhe e Klintonit si guvernator. Klintoni dhe komisioni janë përgjegjës për përmirësimin e programeve arsimore shtetërore, sidomos shpenzimet më të mëdha për shkollat, rritjen e mundësive për fëmijët e talentuar, një rritje në arsimin profesional, rritjen e pagave të mësimdhënësve, përfshirjen e një shumëllojshmëri të gjerë të kurseve, si dhe testimi i detyrueshëm për mësues që aspirojnë edukatorët.

Zgjedhjet paraprake presidenciale brenda Partisë Demokratike të vitit 1988

Në vitin 1987 kishte spekulime në media se Clinton do të hyjë në garë pasi Guvernatori i atëhershëm i Nju Jorkut Mario Cuomo nuk pranoi për të kandiduar dhe kryesuesi i garës Gary Hart u tërhoq për shkak të zbulimit të marrëdhënieve jashtëmartesore. Ai vendosi të mbetet si guvernator i Arkansasit dhe mbështeti kandidaturën e Michael Dukakis, Guvernator i Massachusetts.

Megjithatë, ai mbajti fjalën e natës së hapjes së Konventës Kombëtare Demokrate të vitit 1988, e cila ishte në televizion në shkallë kombëtare, por ai u kritikua për kohën e gjatë. Duke paraqitur veten si të moderuar dhe një anëtar i krahut të Demokratëve të Rinj të Partisë Demokratike, ai drejtoi Këshillin e Lidershipit Demokrat të moderuar në 1990 dhe 1991.

 

 

Modifikuar më Premte, 19 August 2016 10:00

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si ju duket procesi i numërimit

Analiza & Komente

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al