E bujshme, Cikalleshi përfundon në radarët e skuadrës së madhe italiane

Publikuar tek: sport, më 20:10 11-10-2017 E bujshme, Cikalleshi përfundon në radarët e skuadrës së madhe italiane

Sokol Cikalleshi është një nga sulmuesit më të mirë të kombëtares shqiptare edhe pse në kohët e fundit nuk ka pasur shumë fat me dëmtimet dhe raportet me trajnerin e ri Panuçi.

Por kjo gjë nuk e ka stepur sulmuesin kavajas, përkundrazi e ka motivuar për të vazhduar përpara edhe më fuqishëm. Mediat turke raportojnë se menaxheri i Cikalleshit ka konfirmuar se ka një interesim fillestar për Cikalleshin nga ana e Lacios, por që do të jetë e ardhmja ajo që do të sqaroj gjërat.

Këto deklarata të tij vijnë pas lëvdatave që tha Igli Tare një javë më parë gjatë grumbullimit të kombëtares për dy ndeshjet me Spanjën dhe Italinë për Sokol Cikalleshin.

Nëse do të realizohej një kalim i tillë i Cikalleshit tek Lacio, do të përbënte një kapërcim shumë të madh në karrierë për kavajasin, pasi vlen të përmendim që Lacio në këto javë të para në Itali është në vendin e 5-të. 

Article Logic
Execution time: 0.0024330615997314
array(1) { ["section"]=> string(76) "e-bujshme-cikalleshi-perfundon-ne-radaret-e-skuadres-se-madhe-italiane-95563" }