Detaje të reja nga aksidenti ku u plagosën rëndë 5 persona, dëshmitari: Dëgjonim vetëm ulurima njerëzish, thyem xhamat e makinës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:09 13-09-2017 Detaje të reja nga aksidenti ku u plagosën rëndë 5 persona, dëshmitari: Dëgjonim vetëm ulurima njerëzish, thyem xhamat e makinës

Pas aksidentit të ndodhur ditën e sotme në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër, janë zbuluar disa detaje të reja mbi ngjarjen.

Sipas mediave lokale, 5 të plagosurit po ktheheshin nga Përmeti pas një ceremoni mortore në dhe në aksin Gjirokastër-Kakavijë makina fuoristradë me timon të kundërt, është përplasur me një lapidar.

 ‘Unë po shkoja drejt Tepelenës, ndërsa ata po ktheheshin për në Gjirokastër. Në një distancë rreth 50 metra larg meje, papritur shikoj që makina e tyre përfundon jashtë rruge. Ndodhi si pa e kuptuar fare. Nuk është se ata ishin me shpejtësi të madhe. Ndalova menjëherë dhe u afrova tek makina e tyre, ndërsa po njoftoja me telefon policinë. M’u gjendën edhe disa njerëz të tjerë që kalonin në rrugë në ato momente. Donim të jepnim ndihmën e parë, por dyert e makinës nuk hapeshin. Dëgjoheshin vetëm ulërima njerëzish. Ishin të gjithë moshë e madhe, mbi 60 vjeç. Thyem xhamat e makinës dhe i nxorëm. Më keq nga të gjithë kishte ngecur shoferi i makinës, e cila ishte me timon në krahun e djathtë. Por pas disa përpjekjesh e nxorëm. Policia mbërriti shpejt pasi ndodhej tek postblloku pranë kompleksit të pishinave. Nuk e kuptoj si ndodhi ai aksident, ndoshta shoferin e zuri gjumi. Të mos ishte lapidari ku u përplasën, ndoshta do e pësonin më keq”, tregon dëshmitari për Libohova Online.

Të plagosurit nga aksidenti ka mbetur shoferi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, të gjithë nga Saranda.

Burime nga spitali i Gjirokastrës thonë se shoferi A.A dhe pasagjerët K.A e V.A janë ende në reanimacion, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pasagjerët e tjerë kanë marrë mjekimin dhe ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0023229122161865
array(1) { ["section"]=> string(131) "detaje-te-reja-nga-aksidenti-ku-u-plagosen-rende-5-persona-deshmitari-degjonim-vetem-ulurima-njerezish-thyem-xhamat-e-makines-92237" }