Deklarata e fortë e politologut: Brezi i vjetër i gazetarëve, sot milionerë të pasuruar në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 12-10-2017

Një deklaratë të fortë ka bërë politokogu Afrim Krasniqi lidhur me brezin e vjetër të gazetarëve shqiptarë, që sot, sipas Krasniqit janë nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, të pasuruar në kurriz të qytetarëve.

“Bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit”, tha Krasniqi në “Ora News”.

“Brezi ynë, ku janë sot? Janë pjesë e problemit të Shqipërisë. Janë njerëz që kanë ndikuar në shkatërrimin e imazhit të demokracisë në Shqipëri.

Janë milionerë të pasuruar në kuriz të qytetarëve me fonde publike në emër të gazetarisë dhe duke shkatërruar konceptin e medias, lirisë publike dhe transparencës publike dhe janë bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit.

Dhe këta njerëz janë njerëzit që çdo kryeministër i mban në krahë dhe çdo kryeministër do t’i ketë aleatë dhe me këta njerëz kontrollon median në Shqipëri”.

Më shumë në këtë kategori: « PROFIL/ Kush ishte Dritan Prifti, studenti i Harvardit, i urryeri dhe miku i të gjithëve
Kryemadhi plas “bombën”: Vendi është në prag të katastrofës, bandat po marrin në kontroll vendin »
Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473
array(1) { ["section"]=> string(121) "deklarata-e-forte-e-politologut-brezi-i-vjeter-i-gazetareve-sot-milionere-te-pasuruar-ne-kurriz-te-qytetareve-video-95680" }